Në mesnatë ndërpriten të gjitha fluturimet nga Rinasi

0

Sonte në 23:59 ndërpriten të gjitha fluturimet nga aeroporti i Rinasit me përjashtim të linjës së ‘Air Albania’ nga Stambolli. Autoriteti i Aviacionit Civil e mori vendimin drastik në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli. Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne” njofton aeroporti i Rinasit.

Por si duhet të veprojnë pasagjerët që kanë prerë biletat? Për veprime të mëtejshme, TIA thekson se pasagjerët duhet që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit. Shqipëria me fqinjët i ka mbyllur kufijtë prej disa ditësh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërsa nga mesnata e sotme me të gjitha vendet.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.