Ndeshja e Tiranës me Crvena Zvezdën, pa tifozë, por me masa të rrepta!

0

Ndeshja mes Tiranës dhe ekipit serb të beogradit, Crvena Zvdezda do të luhet pa tifoz mbrëmjen e sotme në Air Albania. Këtë e konfirmon edhe policia e Tiranës e cila ka marrë një sërë masash si në kuadër të pandemisë COVID- 19 ashtu edhe për rendin e sigurinë.

Një sërë rrugësh duke nisur nga pasditja e nesërme ora 18 :00 si – Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia po ashtu thotë se sdo të lejohen as grumbullime tifozësh për të festuar apo ndjekur ndeshjen dhe kërkon kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara. Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e sezonit 2020-2021 për uefa chapions lig.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.