Ndërkombëtarët përshëndesin votimin e marrëveshjes

0

Miratimi me 99 vota pro i marrëveshjes së 5 qershorit është përshëndetur gjerësisht në arenën ndërkombëtare. Pas SHBA dhe OSBE, edhe Bashkimi Evropian ka mirëpritur miratimin në parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në respekt të marrëveshjes politike të 5 qershorit.

Zëdhësja e KE, Ana Pisonero përmes një deklarate shprehet se parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me standarde me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR

“Duke njohur rolin e parlamentit për të çuar përpara ndryshimet shtesë sa i përket sistemit elektoral, i bëjmë thirrje të gjitha partive të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik me te njëjtën frymë bashkëpunimi të treguar për marrëveshjen e 5 qershorit”, – thuhet në deklaratën e BE.

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter shprehet se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur më 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020”, shkroi në Twitter Luigi Soreca.

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi pasi përshëndet miratimin e marrëveshjes bën thirrje të gjitha partive të vijojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos prishen.

“E mirëpres miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të përfundimeve të Këshillit Europian”, shkruan në Twitter komisioneri për Zgjerimin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.