Mozaik romak i ruajtur mirë zbulohet nën vresht në veri të Italisë

0

Një dysheme mozaiku romake u zbulua nën një vresht në veri të Italisë pas dekadave të kërkimeve. Mozaiku mbresëlënës dhe i ruajtur mirë është i vendosur në Negrar di Valpolicella, në veri të Veronës.

Sipas zyrtarëve lokalë, ka pasur indikacione për një rezidencë romake në zonë për më shumë se një shekull, me hulumtues që merren me këtë çështje prej shumë kohësh. Sipas një shënimi në faqen e internetit të komunitetit, zbulimi u bë më në fund “pas dekadash përpjekjesh të dështuara”.

Zbulimi i mozaikut nën tokë nuk përfundon gërmimet në vend, të cilat po vazhdojnë të përcaktojnë madhësinë aktuale të ndërtesës antike dhe çfarë mbetet prej saj.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë mozaikun antik, si dhe themelet e ndërtesës Romake.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.