Mitsotakis i gadishëm për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, Mitsotakis e ka konsideruar këtë si një provë të miqësisë mes vendeve.

Duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj kreu i qeverisë  është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, pra Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të përshpejetuar procesin.

“Mitsotakis shprehu gatishmërinë e Greqisë, si një vend anëtar i BE, për të kërkuar furnizimin me vaksina të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo pasi vendet anëtarë janë të parat në radhe, dhe pastaj vijojnë vendet kandidate. Nëse kjo arrihet për ne, 15-20 ditë në avancë, atëherë është e mirëpritur,” tha kryeministri Zoran Zaev.

Duke folur për tema të tjera të takimit të tij me Mitsotakis në Athinë dje, Zaev tha se është rënë dakord që të zhvillohet një sesion i dytë ndërqeveritar për dimrin, mundësisht deri në fund të vitit dhe më pas të nënshkruhet një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.