Mësimi online, si do të bëhet vlerësimi i nxënësve…

0

Një prej çështjeve lidhet me transmetimet e leksioneve mësimore, nëse do të arrihet të xhirohet mjaftueshëm leksione edhe në lëndët e tjera që nuk janë matematika, shkenca dhe gjuhë-letërsia.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini duke marrë shkas që gjatë dy ditëve të fundit janë shpërndarë lajme të rreme në rrjetet sociale për organizimin e procesit mësimor online, si dhe për datat kur mund të kthehemi nëpër shkolla u kërkon të gjithëve që “Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të verifikuar nëse një lajm i dalë nga MASR apo nga faqet e mia është zyrtar apo është i rremë, është duke klikuar si në faqen e MASR, ashtu edhe në faqen time në facebook, instagram dhe tëitter. Në të tri platformat, unë postoj të njëjtat informacione, të njëjtat lajme, dhe aty janë lajmet e vërteta”.

Gjithashtu, ajo u dha përgjigje edhe disa pyetjeve të ngritura gjatë dy ditëve të fundit. Një prej çështjeve lidhet me transmetimet e leksioneve mësimore, nëse do të arrihet të xhirohet mjaftueshëm leksione edhe në lëndët e tjera që nuk janë matematika, shkenca dhe gjuhë-letërsia. “Përgjigjja është: Po!”, saktëson ministrja Shahini duke nënvizuar faktin se “në javën e katërt të mësimit nga shtëpia, ne do të kemi edhe leksione të historisë, gjeografisë, gjuhës angleze, si dhe teknologjisë së informacionit që do të transmetohen në RTSH, në kanalin youtube të MASR dhe tek platforma mësimore Akademi.al”.

Një pyetje tjetër e ardhur lidhet me vlerësimin e nxënësve që nuk kanë qasje në internet apo nuk kanë një telefon smart. Për këtë ninistrja thekson se mësuesit janë udhëzuar se si të veprojnë në të tilla raste “Natyrisht, puna vështirësohet në këto raste, por mësuesit kanë qasje tek nxënësit e tyre përmes telefonave që nuk janë smart. Kështu që, vlerësimi do të jetë kryesisht “vlerësim me gojë” përmes një telefonate të shkurtër. Mësuesit janë udhëzuar se si mund të bëhet kjo dhe unë besoj që do të fillojnë ta praktikojnë së shpejti”.

Në fund të video-mesazhit, ministrja qartësoi edhe çështjen e internetit. “Unë besoj që ju që po na pyesni, nuk i keni parë njoftimet e Kryeministrit, që të gjitha kompanitë që ofrojnë internet apo qasje në linja telefonike, kanë bërë përgjysmim të çmimit të paketave për internetin. Kështu që të gjithë kemi qasje tek këto paketa me çmim të përgjysmuar dhe besoj se kjo na ndihmon shumë në mënyrë që të vijomë mësimin online” tha ministrja Shahini.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.