Mesazh i fortë i Ambasadores Amerikane për pazaret e politikës shqiptare…

0

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë sërish një mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi dhe Zgjedhore. Që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe i aftë e SHBA dhe që të jeni pjesë e familjes Europiane, nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar”, tha Kim. Këto mesazhe i tha para se të takonte anëtarët e KPA-së.

Ambasadorja amerikane në Tiranë është treguar e “pamëshirshme” me propozimin e Ilir Metës që palët me konsensus të fusin duart në ligjet e drejtësisë. Sikur të mos mjaftonin dy fjalitë e djeshme në Twitter që futën në siklet presidentin dhe ata që u paraqiti planin, Yuri Kim ka vijuar edhe sot apelin. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.

Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.

Këtë herë duke tentuar të joshë të gjitha palët me marrëveshje mbi Kushtetutën. Paketa e tij e prezantuar dje tek ambasadorët që priti, përbën në thel një kërcënim të arritjeve të deritanishme të reformës në drejtësi dhe një tentativë për ta ndryshuar atë.

Arritja me e madhe e reformës në drejtësi nuk ka asnjë dyshim se është fakti që tani ajo është futur në shina të pavarura. Pra, as Presidenti, as Parlamenti dhe as Qeveria nuk kanë më në dorë të bëjnë asgjë për t’i ndryshuar apo influencuar institucionet që po ngrihen dita-ditës. Por duket se këtë arritje, Ilir Meta kërkon ta zhbëjë duke propozuar amendamente që e rikthenin reformën në duart e politikës. Pasojat më pas janë të imagjinueshme.

Një reformë e drejtësi e deformuar nga ajo ku u investua i gjithë faktori perëndimor, që sot i rri si gardian te koka. Me gjasë kjo është arsyeja e shuplakës që SHBA, dhe më pas BE, i dhanë dje Metës. Kjo është arsyeja pse Yuri Kim u lodh dy herë.

Një herë më Twitter nga rruga e Elbasanit, dhe një herë LIVE në dyert e institucioneve të drejtësisë së re.

Pezullimi i gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për fshehje të së shkuarës, Luan Daci ka sjellë edhe lëvizje të ndërkombëtarëve. Burime bëjnë me dije se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi një takim me stafin e KPA-së, lidhur me këtë çështje të rëndësishme. Në minutat në vijim KPA do ketë një qëndrim për situatën e krijuar pas pezullimit të Dacit.

Po çfarë ndodhi me Luan Dacin? Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u pezullua dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.