Mes tensioneve me Turqinë, Greqia manovra të përbashkëta me Francën

0

Ushtria franceze po zhvillon manovra stërvitore me forcat greke në afërsi të ishullit të Kretës këtë të enjte, thanë burimet e mbrojtjes, pasi vazhdon tensioni me Turqinë për ujërat e diskutueshëm në Mesdheun lindor.

Ushtrimi i së enjtes ishte manifestimi i parë i angazhimit të Presidentit Francez Emmanuel Macron për të forcuar përkohësisht praninë e vendit të tij në Mesdheun lindor. Franca i ka bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis diskutoi me telefon, situatën në rajon me Macron të mërkurën.

Të enjten, ministria franceze e forcave të armatosura tha se po dërgonte dy avionë luftarakë Rafale dhe frigatën detare Lafayette ’në Mesdheun lindor.

Frigata dhe avionët kishin mbërritur në Kretë të enjten dhe po kryen manovra të përbashkëta me forcat greke, thanë burimet greke të mbrojtjes.

“Emmanuel Macron është një mik i vërtetë i Greqisë dhe një mbrojtës i zjarrtë i vlerave evropiane dhe ligjit ndërkombëtar,” tweeted Mitsotakis, në frëngjisht, pas telefonatës me Macron.

Tensionet janë rritur midis aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, ditët e fundit për mbivendosjen e pretendimeve për burimet hidrokarbure në ujërat mesdhetare.

Një anije sizmike turke, Oruc Reis, ka lundruar mes Kretës dhe Qipros që nga e hëna, e dërguar nga Ankaraja disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin që përcaktonte zonë ekskluzive ekonomike midis dy vendeve.

Turqia thotë se po planifikon të hapë një pjesë të zonës për eksplorimin e mundshëm të hidrokarbureve dhe si pararendës i kësaj është mbledhja e të dhënave sizmike që mund t’i përpunojë dhe t’ia shesë ofertuesve të mundshëm. Të dy vendet pretendojnë për zonën.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.