Merkel bën thirrje për solidaritet gjerman me kolegët e BE

0

Pandemia e koronavirusit do të thotë se Gjermania duhet të përgatitet për “një veprim të jashtëzakonshëm solidariteti” me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, tha Kancelarja Angela Merkel ndërsa Berlini përgatitet të marrë presidencën e rradhës të BE-së nga 1 korriku.

Në një intervistë me Sueddeutsche Zeitung dhe pesë gazeta të tjera evropiane, Merkel e quajti pandeminë “një sfidë me dimensione të pashembullt” dhe u kërkoi anëtarëve të BE-së që të ruanin tregun e tyre të brendshëm “dhe të paraqesin një front të bashkuar në botë”.

“Unë jam duke llogaritur që vendet anëtare kanë një interesa të forta në një terren të përbashkët në një situatë kaq të jashtëzakonshme,” tha ajo.

Merkel tha se fondi i propozuar i rimëkëmbjes, i cili do të bëjë që BE të rrisë borxhin dhe të transferonjë para në vendet e goditura më së shumti nga pasojat ekonomike e krizës së koronavirusit, ishte një “përgjigje e veçantë për një situatë të veçantë”.

Gjermania mbështeti kanidaturën e ministres së ekonomisë së Spanjës, Nadia Calvino, për të kryesuar Eurogrupin e ministrave të financave të zonës së euros, tha Merkel, por shtoi se vendimi përfundimtar mbetej nga vetë Eurogroup.

Për planet e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr trupat nga Gjermania, ajo tha: “Në Gjermani, ne e dimë se duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen, dhe kemi arritur një rritje të konsiderueshme në këtë drejtim gjatë viteteve të fundit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë për aftësitë tona ushtarake. “

“Trupat amerikane në Gjermani i shërbejnë mbrojtjes së Gjermanisë dhe pjesës evropiane të NATO-s dhe interesave të Shteteve të Bashkuara,” shtoi ajo.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.