Mbyllet paqësisht protesta për teatrin

0

Protesta e paralajmëruar e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur dhe nga partitë opozitare ka nisur në orën 16:30 para godinës së Ministrisë së Brendshme. Shumë prej zyrtarëve të opozitës kanë pretenduar se, Policia e Shtetit ka penguar ardhjen e protestuesve nga qytete të tjera drejt Tiranës.

Protesta u mbyll rreth orës 19:00, ku në fund regjisori Edmond Budina bëri të ditur se për shkak se nesër është Nata e Kadrit, protesta e ardhshme do të mbahet të mërkurën në orën 17:30.

Regjisori i njohur, Edmond Budina gjatë fjalimit të tij, tha se, autorët kryesor të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar kanë vulosur fundin e tyre politik .

“Më 17 maj 1945 u themelua Teatri Profesionist, Teatri Popullor dhe më 17 maj mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembi teatrin. E kuptoni se si punojnë dhe me simbolikat për të na ulur kokën për të treguar se këtu qytetaria ka vdekur”, u shpreh z. Budina.

“Ata që deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar, ata do të kenë varrin e tyre politik në këtë teatër. Varri i tyre do të jetë këtu, do të marrin fund. Duhet të bëjmë mosbindje civile kudo”, apeloi regjisori i njohur.

Policia e Shtetit ka ndaluar personin e dyshuar se ka hedhur dy shashka gjatë protestës. Lëndë plasëse u hodh në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit, por që solli dhe lëndimin e një gazetareje që po ndiqte protestën. Mësohet se autori është një person rreth 50 vjeç.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë të bërë për mediat nga protesta, ka bërë thirrje për mos bindje civile. Z. Berisha me nota radikale tha se, “këta meritojnë ccdo ndëshkim personal”, duke iu referuar kreut të qeverisë dhe bashkisë.

“Këta meritojnë çdo ndëshkim personal. U bëj thirrje qytetarëve t’u japim përgjigjen e merituar. Këta janë banditë, nuk kanë kushtetutë, familje. Këta meritojnë ndëshkimin. Mos harroni jeni të pambrojtur në botë. Sot keni një polici të mbushur me vrasës dhe banditë që ua shtyp kokën në tokë. Keni një kryebanditë që kthen taktikat e etërve të tij. Sot, qytetarët e ndershëm nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër përveç guximit”, deklaroi z. Berisha.

Analisti i njohur në vend, Fatos Lubonja ka mbajtur një fjalim të gjatë në protestë ku kërkoi që qytetarët të ngrihen për të larguar nga pushteti Edi Ramën që e cilësoi drejtuesin e një “bande kriminale”. Z. Lubonja theksoi se, me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, kjo qeveri ka shembur brenda secilit dinjitetin dhe lirinë. Përtej entuziazmit, analisti kërkoi që të gjendet një rrugë për të dalë nga kjo siruatë.

Ai renditi se nga e gjitha kjo që po ndodh janë katër përgjegjësi, përgjegjësia ligjore e atyre që e kanë kryer, përgjegjësia politike për ata që votojnë këtë qeveri, përgjegjësia morale për ata që zbatojnë urdhra të jashtëligjshëm dhe përgjegjësia qytetare e të gjithëve që nuk e ndali prishjen e godinës.

“Bashkë me kërkesën e vazhdueshme që këta të shkojnë para drejtësisë dhe Veliaj të japë dorëheqje dhe të mos mbrohet me pushtetin, por të japë llogari përpara drejtësisë, sot na duhet të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin, lirinë e cenuar dhe poshtëruar me këtë akt. Nëpërmjet teatrit mund të bëhet një gjyq për të gjitha krimet që ka bërë kjo bandë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Në momentin kur grupit të protestuesve iu bashkua kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pasur një incident.

Në mesin e pjesëmarrësve ka nga ata që mendojnë se kjo protestë nuk duhet politizuar.

Dhe dje ka pasur incidente të tilla, ku një pjesë e protestuesve kanë kërkuar largimin e figurave politike nga tubimi.

Aktori Neritan Licaj gjatë fjalës së mbajtur në protestë u shpreh se në rrënojat e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar janë dhe dy kufoma politike.

“Në atë skenë krimi ka mbetur një pjesë e zërit dhe shpirtit tim. Por ka mbetur pjesa ime më e mirë dhe më e fortë. Jam i bindur se në atë skenë krimi aty janë dhe dy kufoma politike, Rama dhe Veliaj.

Më vjen keq vetëm për një gjë, nuk më vjen keq për kufomat politike se e kërkuan vetë, por do të ndyjnë atë që është varrosur bashkë me ata”, deklaroi aktori.

Regjisori i njohur, Robert Budina, ishte i pari mes artistëve që çeli siparin e protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Gjatë fjalës së tij, Budina i bëri thirrje Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që të hetojë aksionin e Policisë, pasi sipas tyre  aksioni për prishjen e teatrit është bërë në kohën kur aktorët ishin brenda ndërtesës.

“Ftojmë ministrin e Brendshëm, ftojmë SPAK, që të hetojë këtë ngjarje, pasi ishte tentativë për vrasje, të artistëve që ishin brenda teatrit. Sot kontaktuam me faktorin ndërkombëtar, ndërsa kërkuam që të zbardhet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura në këtë ditë gjatë kohës së pandemisë. Deri tani sigurisht kemi marrë një mbështetje, kjo ngjarje nxori në pah sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se është gati të bashkëpunojë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Protestës i janë bashkuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzm Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi. Kjo e fundit ka deklaruar se në protestë do të jetë si qytetare për të dëgjuar artistët. Euronews Albania ka mësuar se i pranishëm në protestë do të jetë dhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

17

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.