Mbërrijnë në Shqipëri 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia…

0

Pas 50 mln eurove nga Bashkimi Europian, Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia. Një lajm i tillë është konfirmuar për Report TV nga TIA (Tirana International Airport).

Ato kanë mbërritur në Shqipëri me avion ‘Lasgushi’ të linjës ajrore ‘Air Albania’. Këto mjete mbrojtëse mjekësore përfshijë maska, doreza, veshje për personelin mjekësor që po lufton në vijën e parë në frontit të luftës me koronavirusin, por edhe aparatura.

Turqia është një nga shtete që ka ndihmuar Shqipërinë në betejën me këtë armik të padukshëm, teksa referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj në një intervistë tha se kanë kërkuar ndihma nga 3 shtete të fuqishme jashtë BE-së.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.