Masat e marra nga Qeveria dhe LISTA e të gjitha aktiviteteve që anulohen …

0

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë të gjitha urdhrat e marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19 në Shqipëri. Urdhrat kanë hyrë tashmë në fuqi.

Ja urdhrat e miratuara sot nga qeveria

1- Janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike në vend për një periudhë dy javore.

2- Janë mbyllur aktivitetet publike dhe jopublike. Anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura. Përfshi këtu: Aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri më 3 prill

3- Është urdhëruar kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Një gjë e tillë do të lejohet vetëm kur janë pajisur me lejen e drejtorive të spitaleve

4- Është urdhëruar vetëkarantinimi i të gjithë personave që hyjnë nga zonat e prekura të Italisë në Shqipëri. Moszbatimi i këtij urdhri do të jetë i dënueshëm me gjobë

5- Ndalohet eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Shqipëria. Një gjë e tillë lejohet vetëm me autorizim të posaçëm nga MSH.




Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.

Manastirliu ka thënë se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet.

VENDIMET

”1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura
3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë
4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.
7- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

Kërkohet më shumë se kurrë një pakt me qytetarët dhe mediat për të ndihmuar në sjelljet korrekte pasi vetëm to, ndjekja e rregullave nga institucionet do të na ndihmojë të evitojmë përhapjen e virusit. Të dëgjojmë me shumë kujdes udhëzimet nga institucionet përkatëse dhë të shmangim kontaktet e shmangshme për të kufizuar shpërndarjen e këtij virusi. është çelësi për ta fituar këtë sfidë. Duhet të shohim dhe mbrapa. Shqipëria i ka kaluar këto sfida si SARS, MERS. Duhet të besojmë tek profesionistët, mjekët”, tha Manastirliu.

Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë kanë bërë publike urdhërat që kufizojnë disa veprimtari si masë paraprake për ndalimin e epidemisë së koronavirusit. Të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe nga shteti fqinj Itali, zona në izolim, duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre dhe do të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Nëse një person nuk e zbaton këtë urdhër, do të merren masa administrative siç parashikohen në nenin 35 të ligjit numër. 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive.

”Moszbatimi i këtij urdhëri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona të izoluara në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitat e nenit 35 te ligjit 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infective. Ky ligj parashikon gjoba nga 10 mijë lekë deri në 100 mijë lekë”.

Neni 35

Kundërvajtjet administrative

1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:

a) mosraportimi i sëmundjeve infektive, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 5, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë;
b) mosmarrja e masave të përgjithshme, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, të nenit 6, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë ose, në rast përsëritjeje, me mbyllje të veprimtarisë;
c) mosmarrja e masave të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 7, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë;
ç) refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 17, dënohet me 5 000 (pesë mijë) lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes shëndetësore;
d) moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm, mosregjistrimi i personave që duhen vaksinuar, mosmbajtja në kushte i “zinxhirit të ftohtë” të vaksinave, korrigjimi i dokumenteve të vaksinimit, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj, dënohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë;
dh) moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive, sipas përcaktimit të bërë në nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe me mbyllje të veprimtarisë;
e) moszbatimi i masave të përcaktuara në shkronjën “dh”, të pikës 1, të nenit 32, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë;
ë) moszbatimi i masave të domosdoshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive në kohë, sipas detyrave të lëna nga organet kompetente, dënohet me gjobë 100 000 (njëqind mijë) lekë.

2. Masa e gjobës është dënim kryesor, kur parashikohet si dënim më vete, dhe dënim plotësues, kur jepet njëkohësisht me masën e mbylljes së aktivitetit.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bëri të ditur se të gjitha shkollat do të mbyllen deri më 23 mars, për një periudhë dy javore nga dita e sotme që hyri në fuqi plani i veprimit për situatën ndaj koronavirusit.

Kjo do të thotë, se secili mësues do të krijojë në rrjetet sociale, përmes Ëhatsappit etj, grupe me prindërit e nxënësve të klasës, për të shpërndarë virtualisht detyrat dhe udhëzimet në mënyrë që fëmijët të mos humbin orët mësimore. Në një konferencë për mediat, ministrja Besa Shahini tha se ka gjasa që humbja e orëve të mësimit nga tërmeti dhe tashmë 2 javë në vazhdim nga koronavirusi, nuk do të arrihet të zëvendësohen të gjitha. 

Jemi duke bërë një plan të rrinë në kontakt me prindërit, t’u japin instruksione fëmijëve dhe t’i bëjnë detyrat në kushte shtëpie. Të komunikojnë në ëhatsapp, t’i orientojnë fëmijët të punojnë nga shtëpia, me video të shkurtra në grup. Do të jenë klasa të vogla virtuale në telefona” sqaroi ministrja.

Ndërkohë, Besa Shahini tha se mësuesit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia ose nga shkolla, për të marrë të gjitha masat dhe udhëzimet për nisjen nga puna me klasat virtuale në rrjetet sociale.

“I kemi orientuar të gjithë drejtuesit e shkollave që ditën e sotme ta mbyllim me qetësi, të orientojnë fëmijët për detyrat në dy javët e ardhshme”, tha ministrja. Ajo shtoi se do të shikohet mundësia se si do të mund të ndihmohen prindërit që do të duhet të rrinë në shtëpi dhe të lënë punët për t’u kujdesur për fëmijët. 

“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020. Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi. Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve
“, thotë ministrja Shahini

Autoriteti i Mediave Audivizive ka paralajmëruat të gjitha mediat audiovizive për të vijuar trasnmetimin e lajmeve që lidhen me përhapjen e koronavirusit në nivel profesional dhe etik duke shmangur lajmet e rreme dhe të pabazuara që shkaktojnë panik të panevojshëm tek ndjekësit e tyre.

AMA njofton se këto subjekte audiovizive duhet të mbajnë parasysh transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes për publikun lidhur me masat ndaj koronavirusit dhe zhvillimeve rreth tij.

Njoftimi i plotë

Në përmbajtjet e transmetuara nga mediat audio dhe audiovizve, së fundmi, pjesa më e madhe e informimit dhe diskutimit lidhet dhe me përhapjen e Koronavirusit, masat parandaluese për publikun, kushtet dhe trajtimi për të prekurit nga ky virus, të dhëna nga institucionet e specializuara dhe ekspertët, shifra mbi viktimat në rang global etj.

Duke e konsideruar median audio dhe audiovizive me një rol e ndikim të jashtëzakonshëm në informimin dhe edukimin e popullatës në kushtet e kërcënimit nga përhapja e epidemive në shkallë të gjerë, AMA ka besim se redaksitë e tyre do të vijojnë të jenë në nivelin e kërkuar profesional dhe etik për mbulimin e kësaj situate të pazakontë.

Informacionet dhe të dhënat do të jenë të verifikuara, ndërkohë që trajtimet dhe udhëzimet me natyrë higjenike dhe shëndetësore do të bazohen tek ekspertët e fushës – elementë këto që evitojnë dhe refuzojnë lajmet e rreme dhe të pabazuara që shkaktojnë dhe stimulojnë panik dhe trazim të panevojshëm tek ndjekësit e transmetimeve audio dhe audiovizive.

Subjektet audio dhe audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe zbatimin e kërkesave të rregullores për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë, miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016.

Në nenin 6, pika 4, përcaktohet se këto subjekte janë të detyruara të transmetojnë pa shpërblim edhe “informacione, mesazhe, thirrje të Ministrisë së Shëndetësisë, që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë në një situatë të jashtëzakonshme, për rastet e epidemive e sëmundjeve ngjitëse, që përhapen shpejt dhe përbëjnë rrezik për komunitetin, si dhe mesazhet që lidhen me dhurimin vullnetar e falas të gjakut. …”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është përgjigjur prindërve të shqetësuar për shkak të mbylljes së koposhteve dhe çerdheve se më kë do t’i lënë fëmijët në shtëpi. Veliaj thotë se sot pasdite do t’i jepet leje të gjitha nënave që punojnë në Bashkinë e Tiranës për t’u pasuar më pas edhe nga institucionet e tjera publike.

“Vendimi i parë ka të bëjë me shëndetin, më pas vijojmë me vendimet për prindërit e punësuar. Duke filluar nga sot pasdite për nënat që punojnë në Bashkinë e Tiranës e që besoj se do të pasohet nga të gjitha kompanitë e qytetit’, shkruan Veliaj.


Pezullohen të gjitha lundrimet detare drejt Italisë së Veriut

Pezullohen të gjitha lundrimet detare drejt Italisë së Veriut. Një urdhër i tillë është firmosur nga ministrja e Transportit Belinda Balluku dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ndalohen të gjitha  lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një urdhër të dytë.

-Ndalohen të gjitha  lëvizjet me mjetet e transportit detar me linjës Durrës-Ancona- Trieste.

-Ngarkohet Auroriteti Portual Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme për zbatimin e këtij urdhri. 

Bashkia e Shkodrës mbyll shkollat, kopshtet dhe çerdhet! Mësuesit vijojnë të paraqiten në punë

1583755050_shkoder.jpg

Pas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, Bashkia e Shkodrës ka pezulluar mësimin dhe çdo aktivitet. Shkollat dhe kopshtet janë mbyllur deri në një moment të dytë, ndërkohë që mësuesit do vijojnë të paraqiten në punë për të monitoruar situatën dhe për të mbikëqyrur higjienën.

“Bashkia e Shkodrës, në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga shfaqja e rasteve të para nga koronavirusi në Shqipëri, në mbështetje të urdhrave nga dikasteret qendrore, bën me dije se:

1. Duke filluar nga dita e sotme, pezullohet mësimi dhe çdo aktivitet:

– Në institucione publike dhe jo publike të tilla si: aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, tubime dhe takime me pjesëmarrje masive në vende të mbyllura apo të hapura, p.sh. koncerte, tubime dhe dëgjesa publike.

– Në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe qendra në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në një njoftim të dytë.

2. Stafet e këtyre institucioneve, do të vazhdojnë të paraqiten në detyrë, duke patur si prioritet monitorimin e situatës dhe mbikëqyrjen e higjenës dhe pastërtisë së ambjenteve, në zbatim të orientimeve të OBSH-së.

3. Duke nisur nga dita e nesërme, do të vijojë dizinfektimi i të gjitha institucioneve publike, shkolla, kopshte e çerdhe, qendra në territorin e Bashkisë Shkodër.

4. Banorët në territor, udhëzohen të zbatojnë të gjitha urdhrat e protokollet publike tashmë të institucioneve vendase e të huaja, për përballimin me sa më pak pasoja të situatës, duke shmangur panikun dhe ruajtur qetësinë.

Bashkia e Shkodrës do të jetë në shërbim të banorëve në territor për t’i orientuar për çdo nevojë që ata mund të kenë”, njofton Bashkia e Shkodrës.

Njoftimi i plote i Bashkise se Elbasanit

1583757754_elbasan.jpg

Bazuar në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. 
Po ashtu janë pezulluar deri në 3 Prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. 
Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës. 
Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve. 
Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor. 
Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë do të nisë menjëherë dezinfektimi i kontenierëve të mbeturinave në qytet e fshat. 
Po ashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri në datë 3 Prill, Qendra Kulturore e fëmijëve, Teatri “Skampa” dhe Qendra Komunitare rome. 
Bashkia e Elbasanit garanton qytetarët për cilësinë e ujit të pijshëm. Uji i pijshëm garanton të gjitha standardet për konsum, janë marrë të gjitha masat për cilësinë e tij. Analizat e ujit të pijshëm janë të përditshme dhe të çertifikuara. 
Bashkia e Elbasanit do të ketë komunikime të vazhdueshme me qytetarët për çdo masë të marrë në vijimësi, përmes rrjeteve sociale, faqes zyrtare dhe mediave lokale. 
Bashkia e Elbasanit do të krijojë lehtësira për punonjësit e saj që kanë fëmijë të vegjël për t’u kujdesur. 
Të dashur qytetarë, kjo nuk është situatë për panik, por një situatë për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe higjienën personale. 
MOS NEGLIZHONI këshillat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. 
Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus telefononi numrin 127.0.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.