Maqedonia e Veriut rihap kufirin me Shqipërinë

0

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët e Shqipërisë mund të shkojnë lirisht në Maqedoni. Në Qafë Thanë lëvizja bëhet e lirë pa pengesa. Qytetarët shqiptarë nuk janë të detyruar të kryejnë testin e Covid 19 dhe karantinën 14 ditore. Një pjesë e udhëtarëve janë me maska dhe doreza.

Situata me fqinjët është e tillë; me Kosovën lëvizja bëhet lirisht, me Greqinë pritet vendimi në 1 korrik (përjashto kategoritë e veçanta dhe punëtorët sezonalë), ndërsa Mali i Zi javën e kaluar bllokoi kufirin për shkak të rritjes së rasteve me COVID në Shqipëri.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.