Maqedonia e Veriut prezanton platformën kombëtare për mësimin online

0

Kryeministri dhe ministrja e Arsimit të Maqedonisë së Veriut prezantuan platformën e re kombëtare për mësim online që nëse do jetë burimi i vetëm i mësimit nga 1 tetori nëse nuk krijohen kushtet për mësim fizik.

Platforma u prezantua si e thjeshtë për përdorim, inovative, zbavitëse e stabile pasi përmban lidhje video dhe audio, shpërndarje materialeve multimediale, kuize dhe teste për nxënësit. 

“Platforma kombëtare do jetë më shumë se zëvendësim i mirë për mësimin tradicional. Nxënësi do të mund të shohë klasën dhe mësuesin nëpërmjet celularit apo laptopit por edhe mësuesi do e shihe nxënësin. Nxënësi do të mund ti shfrytëzojë të gjithë materialet e vendosura në platformë për të bërë detyrat. Kështu mësimi nuk do të jetë i bezdisshëm. Nxënësit do jenë të mirëseardhur që të japin propozime me të cilat do të avancohen platforma”, tha ministrja, Milla Carovska.

Kryeministri, Zoran Zaev, e quajti platformën qasje drejt inovacioneve në arsim dhe tha se ky vit shkollor do jetë mësimi për të ardhmen.

“Është një sfidë e madhe që të niset viti shkollor në këtë mënyrë me po ato resurse që i kanë patur shkollat edhe deri tani. Por kjo përvojë ka rëndësi sepse na tregoi si duhet t’i planifikojmë investimet e Arsimit në kohë. Gatishmëria e institucioneve dhe sistemit arsimor për ndryshime është provë më vete për përkushtimin e vazhdueshëm për një arsim cilësor”, tha ai.

Për shkak se mbi 40 mijë fëmijë nuk posedojnë pajisje elektronike për të ndjekur mësimin online, Ministria e Arsimit po mendon mënyrën se si t’u sigurojë atyre pajisjet, por ndërkohë në kanalin publik televiziv çdo ditë do transmetohen orë mësimi të filmuara për nevojat e çdo klase, në kohëzgjatje prej 15 minutash për secilën lëndë.

Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut fillon më 1 tetor, por pa një plan të qartë se a do ketë mësim të kombinuar apo vetëm në distancë. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.