Malësi e Madhe : Humb jetën një fëmijë si pasojë e rrëzimit në një gropë të ujrave të zeza

0

Një fëmijë i moshës 2 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme në fshatin Gril të Malësisë së Madhe si pasojë e rrëzimit në një gropë të ujërave të zeza.

Mësohet se gropa e ujërave të zeza ndodhej në afërsi të banesës së tij, ndërsa trupi është gjetur nga familjarët të cilët e kanë transportuar menjëherë për në spitalin Rajonal të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve 2-vjeçari me inicialet D.M, nuk ka mundur t’ia dalë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.