Maduro i jep ambasadorit të BE, 72 orë për të lënë Venezuelën

0

Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro dje i dha një afat prej 72-orësh kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Caracas, për të lënë Venezuelën, në përgjigje të sanksioneve të BE të vendosura dje ndaj njëmbëdhjetë zyrtarëve të Venezuelës.

Presidenti socialist njoftoi dëbimin e ambasadorit të BE-së Isabel Brichade Pentrosa gjatë një fjalimi në Pallatin Presidencial të Miraflores.

“Kush po përpiqet të na imponohet me kërcënime? Kush janë ata, Mjaft! Kjo është arsyeja pse vendosa t’i jap ambasadorit të Bashkimit Evropian 72 orë për të lënë vendin tonë, “tha Nicolas Maduro.

“Ne do ta rregullojmë këtë në 72 orë (…) Ne do t’i ofrojmë një avion për t’u larguar, por do t’i zgjidhim dhe çështjet tona me Bashkimin Evropian”, vazhdoi ai.

Venezuela ka pezulluar fluturimet komerciale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

BE dje vendosi sanksione për njëmbëdhjetë zyrtarë të Venezuelës të përfshirë në protestave antiqeveritare kundër qeverisë Maduro, përfshirë dhe Luis Para, i cili u përpoq të zëvendësojë Juan Guido në presidencën e Asamblesë Kombëtare në maj.

Juan Guido njihet si presidenti i përkohshëm i Venezuelës nga rreth pesëdhjetë vende.

“Zgjedhja e pretenduar e Luis Para nuk ishte e ligjshme sepse nuk respekton procedurat ligjore dhe parimet kushtetuese demokratike,” tha Bashkimi Evropian.

Venezuela ishte vendi i parë i Amerikës Latine që u sanksionua nga BE në 2017.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.