LUTJE

0

INSHALLA NUK BIE NË BITHËN TIME!

Lutja në Zot, ajo që na ka mbet e na ngushëllon

Tregojnë gojë më gojë, prandaj quhet gojëdhënë, se larg e larg në hapësirë kishte ra një sëmundje e rëndë si puna e korona virusit sot.
Një njeri mëngjes e darkë, ditën dhe natën, fjetur e zgjuar, në mend e në ëndërr, lutej…
Inshalla nuk bie në vendin tim…
Sëmundja ra në vendin e tij.
Inshalla, u lut, nuk bie në krahinën time…
Sëmundja ra në krahinën e tij.
Inshalla, u lut, nuk bie në katundin tim…
Sëmundja ra në katundin e tij.
Inshalla, u lut, nuk bie në fisin tim…
Sëmundja ra në fisin e tij.
Inshalla, u lut, nuk bie në familjen time…
Sëmundja ra në familjen e tij.
Inshalla, u lut, nuk bie në bithën time…
Sëmundja i ra …
A nga lutjet e përgjërimet, apo se duhet të rronte të na e tregonte, sëmundja nuk e mori…
Në Milano, qytetin e zhurmshëm italian, ka qetësi, një qetësi që vret.
Njerëzit tash luten “Do Zoti e nuk hynë në derën time!”
Edhe unë lus…

  1. ASHIKU

Athinë, 25 shkurt 2020

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.