Londra dhe Brukseli fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin e negociatave për BREXIT

0

Britania dhe Bashkimi Evropian u përplasën të enjten në lidhje me shanset për të siguruar një marrëveshje për tregtinë e lirë, pavarësisht shpresave të Londrës për arritjen e saj.

Që kur Mbretëria e Bashkuar braktisi bllokun në janar, bisedimet për marrëveshjen tregtare dhe lidhje të tjera kanë hyrë në ngërç, me secilën palë që akuzon tjetër për dështim të qëllimshëm në arritjen e një kompromisi, në një kohë kur periudha e tranzicionit po përfundon.

Kryenegociatori britanik, David Frost i cilësoi propozimet e palës evropiane si të papërshtatshme dhe që nuk arrinin të plotësonin kërkesën e mbretërisë që të trajtohet si vend i pavarur.

“BE-ja ka dëgjuar shqetësimet tona dhe ne ato të BE-së mbi strukturën e marrëveshjes së ardhshme për të shmangur kompleksitetet. Ndaj ka pasur pak lëvizje, por dallimet janë të thella dhe duhet të përpiqemi të ecim përpara në muajt e ardhshëm”, deklaroi Frost.

Ndërsa homologu i tij evropian Michel Barnier tha se Londra nuk kishte treguar vullnet për të zhbllokuar ngërçin.

“Me refuzimin e vazhdueshëm për t’iu përmbajtur kushteve për një konkurrencë të hapur e të ndershme dhe për një marrëveshje të balancuar mbi peshkimin, Britania e bën akordin të pamundur”, tha Barnier.

Por të dyja palët ranë dakord për një gjë: se nuk ka pasur përpjekje për kalimin e pengesave kryesore për një marrëveshje mbi garantimin e konkurrencës së ndershme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.