Lista e plotë, bizneset që lejohen të hapen dhe ato që do të vijojnë të mbyllura…

0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e plotë të detajuar me të gjitha bizneset që lejohen të hapen sot dhe ata duhet të vijojnë që të jenë mbyllur deri në një urdhër të dytë. Gjithsej janë 55 aktivitete, kryesisht në fushën e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të subjekteve që do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Lista e bizneseve që do të qëndrojnë hapur shtohet edhe me sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës, por jo sallonet e bukurisë.

Gjithashtu pas më shumë se një muaji mbyllur, lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulotë argëtimi. Ndërkohë nëpër hotele tashmë mund të vijojnë rezervimet për sezonin veror edhe pse do të jetë në rregulla sigurie.

Me këtë zgjerim të aktiviteteve të lejuara qeveria ka vendosur të vijojnë aktivitetin tregtia me shumicë edhe e produkteve elektronike, elektro-shtëpiaket, të vijojnë tregtia me shumicë e mobilieve, e produkteve të kozmetikës. Po ashtu do të lejohet të tregtojnë pikat e shumicës së qilimave, apo edhe e produkteve të orëve dhe bizhuterive.

Po ashtu nga hapja graduale përfitojnë aktivitetet e organizatave fetare, politike apo edhe aktiviteteve ekonomike, por duke evidentuar grumbullimet.  Do të lejohet të vijojë normalisht puna në sektorin bujqësor pasi nuk do të ndërpritet prodhimi, dhe të gjitha ndërmarrjet prodhuese të këtij sektori si bujqësor ashtu edhe blegtoral do të vijojnë normalisht në orarin e përcaktuar. Po ashtu edhe industria nxjerrëse dhe përpunuese apo edhe sektori i ndërtimit.

Nga ana tjetër do të qëndrojë i bllokuar transporti i pasagjerëve përveç riatdhesimeve, do të jenë të mbyllura qendrat tregtare, baret dhe restorantet, aktivitetet me grumbullime të mëdha, si dhe institucionet arsimore. Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social, duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant, si dhe të organizohet puna me orare për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve.

Ndonëse një pjesë e mirë aktivitetesh i janë rikthyer sot punës, një numër tjetër i konsiderueshëm vijon të mbetet i mbyllur.

Rreth 55 lloje biznesesh të tjera ku përfshihen:Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e këpuceve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të speciallzuara; Tregtia me pakice e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafsheve të shtëpise dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e oreve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuar; Tregtia me pakice e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar; Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit etj, vijojnë të jenë të mbyllura.

Kësaj liste i shtohen edhe kafenetë, baret, restorantet, të cilat renditur si kategoria e funditqë do të hapen. Shkollat, kopeshtet, çerdhet vijojnë të jenë të mbyllura ashtu si edhe transporti. Taksitë janë ende të pezulluara ashtu si edhe autobuzat për qytetarët apo transporti ajror.

Klinikat dentare, palestrat, sallonet e bukurisë dhe estetikat gjithashtu, duke qenë se konsiderohen me risk të mesëm/lart për përhapjen e koronavirusit.

( Kliko këtu ) Lista e plotë

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.