LDK bën publikë emrat e ministrave në qeverinë ‘Hoti’

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.

‘’Pas një disktuimi të gjatë për sifdave që do na presin në këtë qeveri dhe pas disa javëve negociata me partnerët. Do kemi sifda imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë.’’, ka thënë Hoti në konferencën për medie.

“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.

Këta do të jenë emrat e LDK’së në qeverinë e re.

Driton Selmanaj zëvendëskryeminsitër,

Hykmete Bajrami Ministre e Financave,

Besian Mustafa Ministrër i Bujqësisë,

Vlora Dumoshi minsitre e MKRS’së,

Anton Quni Ministër i Mbrojtjes,

Arban Abrashi  Ministër i infrastruktës,

Armend Zemaj Ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se Kosova nesër do të bëhet me qeveri të re e cila do të udhëhiqet nga

“Unë jam shumë i bindur se votat janë. Janë votat e LDK’së dhe partnerëve të tjerë të koalicionit prandaj pres që nesër ta kemi qeverinë e re’, tha Mustafa në konferencë për media ku u prezantuan emrat e kandidatëve për ministra nga kjo parti.

“Ne do ta kemi nesër Avdullah Hotin kryeministër të Kosovës”, theksoi ai Mustafa.

Mustafa thotë se qeveria e re po formohet në bazë të Kushtetutës dhe si e tillë do e ketë mandatin e plotë.

Ne po punojmë që Kosova të ketë qeveri të re dhe kjo qeveri e re do të jetë qeveri e cila do të punojë me pritje për mandatin e plotë. Në qoftë se subjektet politike në Kuvend dhe LDK në vazhdim të punës së kësaj qeverie sheh një interes tjetër të vendit ne mund të bisedojmë me partnerët, edhe të koalicionit dhe subjektet e tjera politike në parlament. Por ne nuk e konsiderojmë këtë si qeveri të tranzicionit por si qeveri me mandat të plotë e cila i merr detyrat në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha i pari i LDK’së.

Hoti ka folur edhe për marrëveshjen me Listën Serbe.

“Çështja e marrëveshjes me Listën Serbe është një marrëveshje mbi bazat e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, në bazë të praktikave që gjithmonë janë lidhur marrëveshje me Listën Serbe dhe partitë e komuniteteve tjera jo shumicë”, tha Hoti.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje në mes të dy partive do të publikohet.

“Marrëveshjen do ta bëjmë publike. Unë e marrë për obligim që ta bëjmë publike shpejt atë marrëveshje”, tha Hoti.

Seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë Hoti është caktuar për të mërkurën në orën 11:00.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.