Kuvendi vendos për ndryshimin e sistemit zgjedhor më 30 korrik

0

Në datë 30 korrik parlamenti do të vendosë nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Sot Komisioni i Ligjeve dhe Legjislacionit në një mbledhje të përbashkët online kanë dëgjuar propozimin e opozitës parlamentare dhe kanë miratuar kalendarin e seancave dëgjimore me palët për ndryshimin e sistemit. Kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi prezantoi nismën e opozitës parlamentare, të firmosur nga 29 deputetë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pragun 5% për partitë dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore. “Nëse hapim listat, duhet të shkojmë dhe të garojnë, ku do shohim qytetarët se sa do bindin elektoratin me programin e tyre dhe figurat që do të propozojnë. Nëse shkojmë drejt listave të hapura indirekt kufizohen edhe koalicionet. Kjo që ne propozojmë sot, ka qenë e sanksionuar dhe në raportet e OSBE që në vitin 2008, ku ata kanë rekomanduar si sistem më të mirë është proporcional me lista të hapura, por nuk u dëgjua” tha Murrizi.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit, Rudian Hajdari ka dalë e buzëqeshur duke thënë se më në fund kërkesat e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për të futur në diskutim ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura u morën parasysh. Hajdari tha se kjo është një ditë historike për vendin pasi po rishikohet Kushtetuta për një çështje të rëndësishme dhe u shpreh besimplotë se kjo çështje dhe ky proces ka hyrë në shinat e duhura.

 “Kjo çështje ka një mbështetje shumë të gjerë për t’i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Do të ndjekim çdo rrugë institucionale dhe ligjore për ta çuar këtë betejë deri në fund. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi duke diskutuar me anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. E rëndësishme është që ja arritëm kësaj ditë dhe rishikimi i Kushtetutës është një moment historik për vendin, pasi këtë herë po bëhet për një gjë thelbësore për reformën zgjedhore dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të gëzuar. E kemi futur këtë proces në shinat e duhura“, tha Hajdari.


Kalendari i diskutimeve per ndryshimin e sistemit
Për procedurën e shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, depozituar në Kuvend më 15.06.2020 (Miratuar në mbledhjen e përbashkët, datë 30.06.20120)

E Marte
30.06.2020
Ora 10.00
1. Miratimi i provedurës dhe i kalendarit të shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
-Prezantimi i nismës nga nismëtarët;
-Caktimi i relatorëve;
-Caktimi i mënyrës së njohjes së projektligjit nga zgjedhësit;
-Miratimi i ekspertëve konstitucionalistë; (caktimi i ekspertëve)

2.Miratimi i kalendarit të seancave.        

E merkure
1.07.2020
Ora 10.00
1.Vazhdimi i procedurës së shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
2. Caktimi i detyrave për ekspertët konstitucionalistë.   

E premte
3.07.2020
Seanca dëgjimore me:
Përfaqësues të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut;
Sherbimi Ligjor Falas
Qendra Res Publica
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra per Nisma Ligjore dhe Qytetare
Partners Albania
Instituti per demokraci dhe Zhvillim
Avokatet Penaliste
Fondacioni Moisiu
CRCA
QSHDNJ
Civil Rights Defenders
IDRA
EMA
Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut
ACER
Qendra ALTRI
Klinika Ligjore per te Mitur
Qendra e Aleances Gjinore per Zhvillim
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në fushën e monitorimit të proceseve Zgjedhore;
Koalicion i vezhguesve vendor
OSBE
NDI (Instituti Kombetar Demokratik)
CRCA    

E hene
6.07.2020
Seanca dëgjimore me:
Përfaqësues të botës akademike;
Fakulteti i Drejtësisë Tiranë
Fakulteti i Drejtësisë Durrës
Fakulteti i Drejtësisë  Vlorë
Universiteti “Mesdhetar”
Universiteti “Europian”
Universiteti “Marin Barleti”

E marte
07.07.2020
Tryezë diskutimi me institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtare:
Avokati i Popullit
Prokurori i Pergjithshem
KQZ
Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe te Drejten e Informimit
Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi
Delegacioni i BE-së
Këshilli i Europës
Zyra-OSBE
Zyra e UNDP- së
UNICEF

E merkure
8.07.2020 Përgjigje e pyetjeve drejtuar ekspertëve        

E premte
10.07.2020 Diskutimi në parim i projektligjit.       

E Hene
13.07.2020 Diskutimi nen për nen i projektligjit.

E Merkure
Datë 14.07.2020
Përgatitja dhe miratimi i raportit të mbledhjes së përbashkët për t’ia paraqitur seancës plenare.              

E Enjte
30.07.2020
Shqyrtimi në seancë plenare

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.