Kuvendi i Maqedonise se Veriut ka filluar seancën për formimin e 20 komisioneve parlamentare të legjislaturës së re dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut.
Më pas Kuvendi do të mund të nisë me procedurat për sjelljen e ligjeve, sipas paralajmërimeve që nga java e ardhshme.
Përbërja e komisioneve kaloi edhe në Kuvend për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në të cilën ishte theksuar se është arritur konsensus midis grupeve të deputetëve për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve.
Pas zgjedhjeve të 15 korrikut, në legjislaturën e re ka 32 deputetë shqiptarë. Koalicioni mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa siguroi 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44 deputetë, BDI-ja 15 deputetë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipëtarët dhe Alternativa morën 12 deputetë, E majta dy deputetë dhe PDSH-ja një deputet.
Kabineti qeveritar në Maqedonisë së Veriut ka 19 ministra, prej së cilëve 8 janë shqiptarë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm ku për herë të parë që nga pavarësimi i vendit drejtohet nga shqiptarët.
Gjashtë ministra shqiptarë vijnë nga BDI, ndërsa nga një prej LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.