Kush kompani nuk nis brenda javës transportin publik do të humbasë licencën

0

Kush kompani nuk nis brenda javës transportin publik do të humbasë licencën. Kjo ishte deklarata e fortë e kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se askush nuk mund të mbajë peng qytetin dhe nëse nuk nisin transportin me urbanët, atëherë bashkia do iu heq licencat dhe do të kërkojë operatorë të tjerë.

Për të gjithë kompanitë e autobusëve bashkia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Mund të vazhdojnë bisedimet me mistrinë, por ky diskutim mund të vazhdojmë shumë mirë duke nisur punën dhe unë do të bëhem avokati i tyre. Por në momentin që ata thonë ‘o të gjitha o rash e vdiqa’ , ju garantoj që disa kompani do të humbin licencën e transportit në bashkinë e Tiranës. Kush e vë në dyshim fjalën që unë po them, le të kthehet tek Astiri apo Teatri dhe të shoh e mbajmë apo jo fjalën. Në momentin kur dikush thotë unë nuk dua të nxjerrë autobusin deri sa të më plotësohen kërkesat, kjo do të thotë mbash qytetin peng. Ky është paralajmërimi i fundit, nëse operatorët nuk dalin brenda kësja jave, humbasin licencën dhe atë vjen e merr një operator tjetër që ju sigurojë që nuk mungojnë. Ky është paralajmërimi i parë dhe i fundit dhe nëse nuk kemi një reagim brenda kësaj jave do humbasin licencat. Këtu të gjithë po sakrifikojmë nga pak dhe të gjithë duhet të sakrifikojmë nga pakë. Nuk bëhem palë me askënd që vë ultimatume, nuk plotësohen 100 % të kërkesave por negociohet për arritur diçka të mesme”, tha Veliaj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.