Kukës : Merr zgjidhje problemi i rrugës së tregut

0

Merr zgjidhje problemi i rrugës së Tregut në Kukës. Bashkia e qytetit  ka nisur punën për ndërtimin e unazës veriore të qytetit ose siç njihet ndryshe “Rruga e Tregut” infrastruktura e dobët e së cilës krijonte vështirësi si për tregtarët ashtu edhe për qytetarët.

Në këtë aks rrugor zhvillojnë aktivitetin qindra subjekte private dhe sipas tregtarëve dhe banorëve, rikonstruksioni i plotë i rrugës do të krijojë lehtësi.

E gjithë unaza me gjatësi rreth 1.2 km, nga e cila do të zhvendoset edhe trafiku për mjetet e tonazhit të rënde, do të ketë parametrat e standardeve ndërkombëtare, me trotuare, ndriçim, kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza etj.

Investimin me vlerë rreth 97 milionë lekë të reja Bashkia e Kukësit e ka siguruar përmes Qeverisë Shqiptare nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve – FZHR. Unaza dhe rruga e tregut prej shume vitesh  ka qenë në një gjendje jashtë parametrave një segmenti urban.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.