Kryeministri Edi Rama, pritet të vizitojë Ankaranë e më pas të shkojë në Athinë…

0

Kryeministri Edi Rama, pritet të shkojë në Athinë gjatëve datave 15 dhe 16 shtator.

Burime konfirmojnë vizitën e Kryeministrit në shtetin fqinj ku pritet të takohet me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe me qeveritarë të tjerë grekë.

Vizita e Kryeministrit Edi Rama do të jenë në cilësinë e kreut të OSBE-së, për një konferencë ku do të diskutohet mbi sfidat e rajonit për integrimin në BE. Gjithashtu fokusi do të jetë dhe te forcimi i tregtisë dhe investimeve në vendet e rajonit.

Por axhenda e kryeministrit Edi Rama pritet të jetë e ngjeshur në ditët në vijim si rezultat i disa takimeve të tjera që pritet të realizojë. Mësohet se kryeministri Edi Rama sot do të niset për Turqi. Vizita do të jetë informale dhe pritet të ketë një takim dhe presidentin turk Erdogan.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.