Kosovës duhet të gjejë zgjidhje për marrëveshjen e bashkësinë e komunave serbe

0

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Peter Stano, sqaroi sot se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë rënë dakord për ndarjen e dy temave që ishin parashikuar, në dy takime të veçanta, për shkak të kompleksitetit të këtyre temave. 

I pyetur gjatë konferencës së mesditës pse BE ndryshoi qëndrimin për temat e dialogut të sotëm në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si mund të ndryshojnë temat pa marrjen e dakordësisë nga të dyja palët, duke qene se Serbia nuk ishte dakord që të mos flitej sot për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet e jashtme dhe sigurinë e BE-së, Peter Stano, përsëriti se BE nuk komenton përmbajtjen e bisedimeve që zhvillohen në nivel ekspertësh, ndërsa palët kanë rënë dakord që sot të bisedohet vetëm për pretendimet financiare dhe në takimin e pas disa ditëve për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë.

“Dhe kur flasim për agjendën e takimit të sotëm ku kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë kthyer në Bruksel sot për të përparuar në një tjetër raund bisedimesh, siç u ra dakord të hënën e kaluar nga Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti, ata u morën vesh të ndjekin bisedimet për zgjidhjen e pretendimeve financiare të palëve dhe për zgjidhjen për komunitetet jo-shumicë, në nivel ekspertësh dhe kryenegociatorësh. 

Dhe meqë këto bisedime janë shumë të komplikuara, të dyja palët ranë dakort që t’ia kushtojnë të gjithë takimin e sotëm zgjidhjes së pretendimeve financiare të palëve, dhe në takimin e ardhshëm, për zgjidhjet për minoritetet jo-shumicë, që do të zhvillohet në ditët që vijnë”, tha ai.

I pyetur se si shpjegohet që Kosova nuk e ka respektuar Marrëveshjen e arritur mbi 7 vite më parë për Bashkësinë e Komunave Serbe, Stano u përgjigj se i takon Kosovës të respektojë detyrimin ndërkombëtar që ndërmori me ratifikimin prej 2/3 të Marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2013, si dhe të propozojë rrugëzgjidhjen për zbatimin e saj.

“Në lidhje me Bashkësinë, mund vetëm të rikujtoj se në vitin 2013 Kosova hyri në një marrëveshje për të ngritur Bashkësinë e Komuniteteve të Komunave Serbe. Kjo marrëveshje u përmbyll në mirëbesim, nga të gjitha palët e përfshira, dhe nuk është hequr apo anuluar kurrë. Dhe kjo marrëveshje u ratifikua nga Kuvendi me një shumicë prej 2/3, dhe duke bërë këtë Kosova ndërmori një detyrim ndërkombëtar për ta zbatuar Marrëveshjen. Pra i takon Kosovës të propozojë një rrugëzgjidhje për ta zbatuar këtë Marrëveshje”, tha Stano.

Dialogu në Bruksel po vijon ndërkohë mes palëve, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak, sot për temën e pretendimeve financiare nga të dyja palët, dhe pas disa ditësh për atë të Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.