Kosovarët drejt bregdetit shqiptar edhe gjatë kësaj fundjave

0

Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi një tjetër fluks të kalimeve në Morinë.

Shqiptarët e Kosovës vijojnë t’i qëndrojnë besnik bregdetit shqiptar dhe nuk e kanë braktisur atë as në muajin shtator.

Më shumë se 15 mijë qytetarë me automjete personale dhe autobusë, kaluan kufirin drejt bregdetit vetëm brenda dy orësh.

Kosovarët po e shfrytëzojnë këtë fundjavë për ta mbyllur sezonin e pushimeve, pasi të hënën nis edhe mësimi në shkolla.

Vargu i mjeteve zgjatej për kilometra të tëra, ndërsa policia punon me procedurë të përshpejtuar.

Nga të  dhënat e Qëndrës së Menaxhmit Kufitar të Kosovës mësohet se mbi 123 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Morinë, gjatë 11 ditëshit parë të këtij muaji. Ndërsa në një bilanc të muajit gusht, mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare e Kosovës, gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës.  

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.