Kosova i kërkon Apple Maps që ta identifikojë në harta si shtet i pavarur

0

Ministrja e Jashtme e Kosovës i ka dërguar një letër kompanisë Apple ku i kërkon që të shfaqë kufijtë e vendit në hartat e saj.

Të dielën, Meliza Haradinaj postoi një fotografi të letrës së saj në Twitter ku i drejtohej Drejtorit Ekzekutiv të Apple Tim Cook, ku i bënte thirrje që “të merrte hapa të menjëhershëm për ta përfaqësuar në mënyrë korrekte kufijtë e njohur botërisht të Kosovës në AppleMap”.

Në Apple Maps, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, të cilën ministrja e cilësoi si “një kontradiktë e drejtpërdrejtë e realitetit politik dhe ligjor”.

“Është lënduese për qytetarët tanë që kanë humbur shumë në përpjekjen për pavarësi”, tha Haradinaj. 

Në letër shkruhej dhe se ministrja e Jashtme e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me Apple mbi këtë çështje.

Haradinaj gjithashtu përmendi rrjete të tjera sociale, duke përfshirë LindkedIn, Twitter dhe Facebook, të cilët “kanë përditësuar platformat, menutë dhe opsionet e tyre për të përfaqësuar në mënyrë korrekte Republikën e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur”.7

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.