Konsensusi politik për t’u mbledhur për reformën zgjedhore zgjati vetëm një javë

0

Konsensusi politik mes palëve për t’u mbledhur për reformën zgjedhore duket se ka zgjatur vetëm një javë nga takimi i fundit më 13 maj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestës së një dite më parë, vetë kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita ka vendosur të bojkotojë takimin e sotëm për Reformën Zgjedhore. Pyetjes, pas mbledhjes në selinë blu mbrëmjen e djeshme, se a do të ketë reformë zgjedhore sot, Basha iu përgjigj prerë dhe shkurt “Jo nuk do të ketë”. Sot në takim ka shkuar vetëm Damian Gjiknuri me Rudina Hajdarin. 

Burime bëjnë me dije opozita do të mungojë vetëm ditën e sotme dhe jo në mbledhjet e ardhme, duke siguruar se nuk do të braktisë tryezën. Reforma Zgjedhore sapo bën një hap para, kthehet dy hapa pas, ndërkohë që koha kalon, palët sa vijnë e largohen nga konsensusi. Çfarë ndodhi në takimin e fundit të Këshillit Politik? PD nuk heq dorë nga qeveria transitore për të organizuar zgjedhjet, gjë që është hedhur poshtë dhe nuk është pranuar nga Kryeministri Rama. Nga ana tjetër Rudina Hajdari ka shprehur qartë se do të vendos veton nëse nuk arrihet ndryshimi i sistemit me lista të hapura, e cila e revoltuar tha se ‘palët nuk duan ndryshim sistemi dhe i shkelin syri njëra-tjetrës’.

Reforma Zgjedhore është një nga pika kyçe për integrimin e vendit dhe kushtet për të plotësuar për hapjen e negociatave me BE, por duket se gjetja e dakordësisë mes palëve duket ende e largët. Kuvendi shty afatin për mbylljen e kësaj reforme më 30 qershor, ndërsa palët politike janë zotuar ta përfundojnë brenda këtij muaji.  Bojkoti sërish i opozitës jashtëparlamentare dhe mungesa e unitetit mes palëve për çështjet e ndryshme e bën të vështirë që brenda majit të kemi një reformë zgjedhore gati për ta votuar në Kuvend. Rendit zhvillimet sipas orarit.

Fatkeqësisht sot mbledhja e grupit negociator nuk u zhvillua, kishim dëgjuar dicka nga mediat, por nuk kishim njoftim zyrtar, por mesa na u komunikua nuk do të merrnin pjesë. Kjo është ngjarje fatkeqe. Pavarësisht ngjarjeve, reforma zgjedhore është në interesin e të gjitha palëve që të përfundojë brenda majit.

Nuk shoh ndonjë arsye serioze që të ndërpritet, nuk ka të bëjë as me qeverinë dhe as me opozitës, por me rregullat e lojës. Dua ta mbyll duke bërë thirrje që opozita të rimarrë vendin për të vijuar negociatat. Sot kishim një paketë të rëndësishme për të miratuar. Mirëpres opozitën që të rikthehet. Jam në komunikim dhe pres që ata të marrin rolin e tyre” tha Gjiknuri.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.