Konfindustria, pro kazinove nëse aktiviteti kontrollohet si kudo në botë

0

Vendimi i qeverisë për të miratuar zonën ku do të lejohen kazinotë në Tiranë, ka nxitur debate politike dhe ekonomike në vend. Edhe pse janë përcaktuar një sërë kushtesh që duhet të plotësojnë kompanitë që të licencohen në këtë biznes, kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku thotë se duhet të bllokohen të gjitha shtigjet për pastrim parash, si dhe të bëhet analiza financiare se sa do të përfitojë buxheti i shtetit.

Lëvizje kaq të forta tregojnë se sa e vështirë është klima e biznesit në vend. Nga ana tjetër duhet kuptuar, nëse qeveria ka marrë masat për të parandaluar fenomenin e pastrimit të parave, që në këtë biznes mundësia e prekjes është mjaft e lartë, kudo në botë. Po ashtu duam të dimë se sa do të jenë të ardhurat në buxhet nga rihapja e kësaj kategorie që ka risk të lartë”, pohon kreu i Konfindustrisë.

Sipas Buxhukut kthimi një hap pas i qeverisë për këtë biznes është edhe një tregues për goditjen që ka marrë buxheti nga mbyllja e këtij aktiviteti.

“Nëse realizohen të gjitha kërkesat e përmendura më sipër (të mos lejohet pastrimi i parave, të bëhet bilanci për të ardhurat) atëherë do të jetë një aktivitet i kontrolluar siç në vendet e BE, në momentin që nuk plotëson këto kritere atëherë kthehet në diçka negative. Mbyllja kishte kosto financiare që në fakt në të tillë biznes është me qindra milionë euro më pak në buxhetin e shtetit, dhe duhet arsyetuar se përse u mbyll”, u shpreh Buxhuku.

Nga aktiviteti i lojërave të fatit në buxhetin e shtetit arkëtoheshin çdo vit 5.4 miliardë lekë, të ardhura që tani i mungojnë, pasi ligjërisht lejohen vetëm kazinotë në hotele me 5 yje dhe resorte. Në vend në fund të dhjetorit 2018 ishin mbi 4,300 pika bastesh sportive dhe kazino elektronike, ndërsa numri i të punësuarve ishte mbi  7000.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.