Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon në mbrojtje të mjedisit

0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar publikisht për ndotjen e mjedisit dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore. Në njoftimin për shtyp komiteti ka vërejtur publikimin e pamjeve dhe informacioneve shqetësuese të ndotjes në disa zona të Shqipërisë.

Sipas asaj që shkruhet në njoftim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar se situata është rënduar për shkak të pandemisë.

Në këto rrethana komiteti ka bërë thirrje organet përkatëse të qeverisjes vendore por edhe qendrore të kontrollojnë zbatimin rigoroz të ligjit duke i dhënë përparësi verifikimit të ankesave të qytetarëve.

“Edhe pse organet përkatëse të qeverisjes vendore shpesh herë janë në dijeni, ato në mjaft raste kufizohen me dhënien e premtimeve apo kalimin e përgjegjësisë tek organet kompetente. Është kjo arsyeja që KShH ju sugjeron Institucioneve në nivel qendror dhe në mënyrë të veçantë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që të urdhërojnë dhe kontrollojnë zbatimin rigoroz të ligjit, të bashkëpunojnë në mënyrë efektive duke i dhënë rëndësi parësore verifikimit të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave të sinjalizuara në media”, thuhet në reagim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.