Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit dënojnë aktin e paprecedentë të dhunimit të adoleshentit nga policia

0

Dhunimi i një adoleshenti me shpulla dhe grushte nga disa efektivë të policisë së Tiranës ditën e djeshme te kodrat e liqenit ka sjellë reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh indinjatën e thellë për aktin e paprecedentë të dhunës fizike që ka shkaktuar tek i mituri dhe pasojat psikologjike dhe emocionale.  KSHH shprehet se dhuna nga polici është haptazi në tejkalim të detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku thuhet se ‘përdorimi i forcës nuk duhet të jetë më i madh se ‘absolutisht i nevojshëm’ për arritjen e qëllimeve të përcaktuara’.

Humanizmi duhet të karakterizojë komunikimin dhe sjelljen e Policisë së Shtetit në këtë periudhë, shprehet Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pasi të gjithë duhet të mirëkuptojnë faktin se shqiptarët prej më shumë se 2 muajsh po përballen me kufizime ekstreme të lirisë së lëvizjes.

Për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të vendosur me akt normativ për lirinë e lëvizjes, policia e shtetit duhet të karakterizohet gjerësisht nga parimi i humanizmit. Është e kuptueshme që kjo luftë me pandeminë nuk ka qenë e lehët as për policinë e shteti e cila ndodhet në frontin e parë për përballimin e krizë, por në një kohë që shqiptarët po përballem prej më shumë se 2 muajsh me rregulla strikte, humanizmi në komunikim dhe sjellje duhet të mbizotërojë ndaj qytetarëve“, shkruhet në deklaratën e KSHH.

KSHH shprehet se ngjarje të tilla janë të papranueshme, nuk duhet të përsëriten dhe se duhen marrë masa konkrete për policët e përfshirë në këtë ngjarje.

Në lidhje me ngjarjen, polici i patrullës së komisariatit nr.2 është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Avokati i Popullit ka shtuar se autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të tyre, sidomos të fëmijëve, qoftë nga rreziku i infektimit prej virusit, ose nga dhuna, e cila sipas tij gjen strehë në këtë periudhë të kufizimit drastik të lëvizjeve. Ai i ka konsideruar të patolerueshme veprimet e tyre me ligjin.

Postimi i plotë:

Avokati i Popullit nis procedurën e shqyrtimit të çështjes së dhunimit të një të mituri nga policia Në mediat sociale është publikuar një video, ku dallohen punonjësit e policisë së shtetit duke ushtruar dhunë kundrejt një të mituri në afërsi të liqenit artificial të Tiranës.

Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokati e Popullit, të ndryshuar, Avokati i Popullit filloi procedurën e shqyrtimit të çështjes për rastin e paprecendent të dhunës së ushtruar nga forcat e rendit publik kundrejt një minoreni. Institucioni i Avokatit të Popullit u ka dërguar kërkesa për informacion institucioneve përgjegjëse dhe gjithashtu ka vendosur kontakt me prindërit e të miturit të dhunuar.

Veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e rendit publik janë të patolerueshme dhe AP kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin veprimet urgjente karshi këtyre punonjësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit. Ndërsa, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash, për të garantuar shëndetin e qytetarëve nga COVID-19, autoritetet shtetërore duhet të vlerësojnë dhe të kujdesen, që këto masa mos të cedojnë e çojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut në përgjithësi, si dhe të fëmijëve në veçanti, për të bërë të mundur mbrojtjen e qytetarëve dhe fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, e sidomos, kur ato përdoren si mjet ndëshkimi nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Askush nuk duhet të detyrohet të zgjedhë papajtueshmërinë me ligjin. Autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të tyre, sidomos të fëmijëve, qoftë nga rreziku i infektimit prej virusit, ose nga dhuna, e cila gjen strehë në këtë periudhë të kufizimit drastik të lëvizjeve. Në vijim, Avokatit i Popullit në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, për garantimin me efektivitet të ushtrimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijës, në përfundim të hetimit administrativ për rastin në fjalë do të përgatisë raportin përmbledhës me rekomandimet përkatëse.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.