KLP miratoi caktimin në detyrë të prokurorëve dhe shpalli vendet vakant

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi të premten caktimin e përkohshëm të 6 prokurorëve me detyra të reja, mes të cilëve edhe ish-kryeprokuroren Arta Marku:

  • Arta Marku, ish-Prokurore e Përkohshme Përgjithshme dhe aktualisht prokurore në Shkodër, caktohet prokurore në Gjykatën e Apelit Tiranë.
  • Alma Bramo, aktualisht prokurore në Mat caktohet prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
  • Violeta Shkurta, aktualisht prokurore në Fier, caktohet drejtuese e prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
  • Rita Gjati aktualisht prokurore në Kukës caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
  • Arben Dyla aktualisht prokuror në Lushnjë, caktohet drejtues i prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Në mbledhjen, e cila u zhvillua me videokonferencë, iu dha leje për arsye familjare prokurorit Bujar Hoxha, ndërsa u shpallën 28 vende vakante në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë – për më shumë kliko këtu.

Vendet vakante janë për:

  • Ndihmës inspektorë (18 vende);
  • Sekretar të Përgjithshëm (1 vend);
  • Drejtorë të përgjithshëm të zyrave juridike, analizave ligjore, ekonomike (4 vende);
  • Përgjegjës sektorësh në burimet njerëzore, çështjet juridike, ekonomike dhe të informacionit (5 vende);

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.