Kim, dhe Soreca takim me Ramën në Kryeministri

0

Ambasadorët, Yuri Kim e Amerikës dhe Luiggi Soreca i Bashkimit Europian, kanë zhvilluar sot një takim në kryeministri me Edi Ramën. Mësohet se ky takim ka zgjatur për rreth 60 minuta, ndërsa nuk dihet me saktësi se për çfarë është biseduar, por mendohet se mbledhja vjen për shkak të reformës zgjedhore.

Kjo është një javë shumë e rëndësishme përsa i përket kësaj reforme, pasi me datë 23 u votua në parlament marrëveshja e 5 qershorit, ndërkohë që me 30 korrik, po në kuvend, pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura dhe kualicionet parazgjedhore.

Së fundmi në këtë drejtim ka patur zhvillime edhe nga opozita e bashkuar, e cila kishte pretendimet e saj mbi listat e hapura dhe kualicionet parazgjedhore. PD dhe LSI janë gati të pranojnë listat e hapura, madje në masën 100%, por nuk pranojnë që të hiqen kualicionet parazgjedhore, një ndryshim që pritet të ndrodhë në datën 30 korrik kur mazhoranca dhe opozita parlamentare do ta votojnë në kuvend.

Pretendimi tjetër i opozitës së bashkuar se këto ndryshime nuk mund të bëhen pa ata, pasi kërkohet gjithëpërfshirje, është hedhur poshtë nga ndërkombëtarët, të cilët thanë se njohin ligjshmërinë e parlamentit aktual. Sakaq opozita e bashkuar ka nxjerrë edhe një tjetër pengesë, duke deklaruar se është vonë për të bërë këto ndryshime kushtetuese kur jemi një vit para zgjedhjeve.

Ambasada amerikane ka reaguar pak çaste pas mbledhjes në kryeministri mes Ramës, Soreca-s dhe Yuri Kim. Ambasada konfirmon se takimi zgjati për rreth një orë, ndërsa Kim falenderoi kryeministrin për udhëheqjen e tij dhe sigurinë e dhënë për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Sakaq Kim mirëpriti vazhdimin e dskutimeve të ndërsjellta në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë (ndryshimet kushtetuese). Në fund ambasada thekson rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente në miratimin e reformës.

Nga zyra e BE-së u zbuluan disa detaje rreth takimit të zhvilluar sot në kryeministri mes Ramës, Yuri Kim dhe Luigi Soreca-s. Sipas zyrës së BE-së takimi i ambasadorit zgjati për rreth 1 orë, ndërsa ai falënderoi kryeministrin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe e ftoi atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj.

Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.