Këshilli i Evropës apel Parlamentit për të hequr dorë nga paketa anti-shpifje

0

Stefan Schennach (Austri, SOC), Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një nismë ligjore e cilësuar si paketa antishpifje.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët të shqyrtojnë me prioritet paketën.

Nisma është kritikuar gjerësisht më herët nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias, ndërsa paketa është hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias.

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe të urdhërojë mediat të heqin raportet e lajmeve mbi çështje të tilla si ‘cenimi i dinjitetit të individëve’. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera”, thotë Schennach.

“Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të 19 qershorit 2020, i cili shprehet qartë se ligji është i paqartë dhe ka të ngjarë të ketë efekt në shtypjen e fjalës së lirë”.

“Nëse nisma nuk rishikohet, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet”, shtoi z. Schennach.

“Prandaj, unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin,” përfundoi raportuesi.

Soreca me një mesazh në twitter vlerësoi angazhimin e mazhorancën për të adresuar të gjitha çështje në këtë ligj, ndërsa kërkoi nga ajo që të zhvillojë të gjitha konsultimet e duhura me organizatat e mediave dhe shoqërinë  civile për të marrë në konsideratë opinionin e tyre.

Ambasadori Soreca e cilësoi këtë një ligj shumë të rëndësishëm dhe se duhet të jetë në një linjë me standardet europiane.

 “Çdo amendament në draftin e ligjit antishpifje duhet të jetë në një linjë me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. Autoritetet shqiptare kanë shprehur angazhimin e tyre për të vijuar punën me këtë ligj për të adresuar të gjitha çështjet e theksuara në opinionin e Venecias. Kemi ndjekur deklaratat e bëra nga mazhoranca një ditë më parë e cila angazhohet se do të ndjekë të gjitha këto rekomandime dhe se do të zhvillojë konsultimet e duhura. Inkurajojmë autoritetet shqiptare të ndërmarrin konsultime me organizatat e mediave dhe shoqërinë civile për të marrë në konsideratë opinionin e tyre. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë ligj kaq të rëndësishëm në mënyrë që paketa të jetë në linjë me të gjitha standardet e nevojshme europiane dhe ndërkombëtare”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi ditën e djeshme domosdoshmërinë e transparencës për pronësinë e medias dhe shmangien e “fake news”. Qeveria është shprehur disa herë së do të adresojë të gjitha rekomandimet e Venecias në paketën antishpifje para se ta çojë atë në parlament.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.