Kërkohet rregjistrimi i stetasve të huaj dhe atyre rezidentë në Shqipëri

0

Të gjithë shtetasit e huaj që kanë hyrë në Shqipëri dhe që janë rezident duhet të regjistrohen nga policia në një regjistër të veçantë. Ky është urdhri i dhënë nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i shpërndarë të gjitha drejtorive të policisë në Shqipëri.

Në shkresën drejtuar të gjitha Drejtorive Vendore në vend kërkohet që të kryejnë identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë shtetasve të huaj rezident në vendin tonë.

Afati që kanë specialistët e zonave për të dorëzuar këtë listë është disa e nesërme, pra 15 shtatori. Në rast se lista nuk do të dorëzohet për ta do të ketë edhe penalizime, siç janë procedurat.

Gjithashtu kryepolici u kërkon që verifikimet të bëhen në kohë reale me drejtorin e kufirit të cilët lëshojnë lejet e qëndrimit.

Ndërkohë që për ata që janë pa leje apo që u ka skaduar është kërkuar aplikimi i gjobës deri në depërtim në vendin e origjinës si dhe procedim për kalim të paligjshëm të kufirit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.