KE pret plotësimin e kushteve nga Shqipëria për hapjen e negociatave brenda tetorit

0

Komisioni Evropian pret nga Shqipëria plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave brenda tetorit. Kur kanë mbetur dhe pak javë nga vendimi, vendin ynë ende nuk ka plotësuar disa nga kërkesat kyçe.

Një prej tyre është plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë me të paktën 6 anëtarë secila. Po në kuadër të reformës në drejtësi kërkohet plotësimi i SPAK me të paktën 15 prokurorë.

Gjithashtu në tavolinë e punës mbetet rishikimi i ligjit të medias si dhe miratimi i ligjit të ri për Censusin për regjistrimin kombëtar të popullsisë.

Miratimi i reformës zgjedhore – e plotësuar

Reforma zgjedhore, një përpjekje e gjatë që prej 14 korrikut e finalizuar në datën 5 qershor quhet një proces i mbyllur nga BE pavarësisht se diskutimi është rihapur sërish me ndryshimet kushtetuese të votuara më 30 korrik. Këshilli Politik do të ulet të flasë edhe për sanksionet e reja në Kodin Penal dhe ligjin për financimin e partive për të eliminuar shit-blerjen e votës dhe shmangien e parave të pista nga zgjedhjet.

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë – e paplotësuar

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë dhe që të jetë funksionale, pra të marrë vendime duhet të ketë 6 të tillë. Këshilli i Emërimeve në drejtësi ka thirru mbledhjen në datën 16 për të marrë në shqyrtim vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës që në 22 nëntor të vitit 2019.  Nëse KED arrin të bëjë një vlerësim të kandidatëve dhe t’ia dërgojë listën presidentit, ky i fundit ka 30 ditë kohë për të zgjedhur një emër nga lista. Sërish anëtarët do të shkojnë 5 dhe KED ende nuk ka bërë të ditur njoftimin për 2 vakanca të tjera, një të Presidentit dhe një të Kuvendit që do e bënin këtë gjykatë me 7 anëtarë. Shpresat që kjo të përfundojë brenda tetorit janë të pakta.

Plotësimi i Gjykatës së Lartë me 6 anëtare – e paplotësuar

Gjykata e Lartë ka vetëm 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej. Aktualisht Këshilli i Lartë gjyqësor është në procedure për të vlerësuar kandidatët të cilët kanë patur kohë deri më 11 shtator për të dorëzuar formularin e tyre të pasurisë. Janë 11 kandidatë që kandidatojnë për 5 vende vakante të shpallura në Gjykatën e Lartë. Duhet parë nëse koha e mbetur do të mjaftojë për të emëruar të paktën 3 për ta bërë Gjykatën e Lartë funksionale.

Plotësimi i SPAK me 15 prokurorë – e paplotësuar

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vetëm 13 prokurorë. Megjithatë edhe pse objektivi është të plotësohet me 15 prokurorë, në Kushtetutë kjo strukturë parashikohet me 10 anëtar. Nuk dihet koha se, kur mund t’i shtohen edhe 2 prokurorë të tjerë kësaj trupe.

Rishikimi i ligjit të medias – e paplotësuar

Ligji për median u miratua fillimisht nga Kuvendi i Shqipërisë më 19 dhjetor të vitit të kaluar por Presidenti e ktheu sërish për rishqyrtim. Pas kthimit nga Presidenti, maxhoranca njoftoi se do të priste deri sa të vinte opinioni i Komisionit të Venecias, i cili mbërriti në qershor ku kishte disa vërejtje për atë ligj dhe kërkonte ndryshime. Venecia edhe pse identifikoi qëllimin e mirë të ligjit, sërish vuri theksin se dispozitat e tij mund të pengonin fjalën e lirë. Edhe gjobat e parashikuara në të, ishin shumë të majme çka mund të çonin në mbylljen e mediave online.

Miratimi i ligjit të Censusit- e paplotësuar

Ka përfunduar diskutimi nëpër Komisionet Parlamentare, është miratuar pritet vetëm te vendoset data e votimit në seancë plenare.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.