Kamionët që kalojnë për Kosovë duhet të paguajnë dhe një tarifë dizifektimi !

0

Importuesve të mallrave nga Shqipëria, prej sot u është kërkuar të bëjnë dezinfektimin e automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çmimi për dezinfektimin e një maune është 22.00 Euro ku sipas pronarëve të firmave transportuese kjo është thjesht ‘rrjepje’ dhe asgjë tjetër.

Grupi i importuesve të mallrave nga Shqipëria janë detyruar të protestojnë sot në Vermicë lidhur me ngarkesën financiare qe u është bërë për të ashtuquajturin dezinfektim të automjeteve.

“Këto masa na ngarkojnë me kosto të re të pa përballueshme për biznesin tonë, nëse është i domosdoshëm kontrolli për shkak të aspektit të mbrojtjes shëndetësore dhe rreziqet lidhur me Covid-19 ne mendojmë që atë kosto duhet ta bartë shteti”, kanë thënë importuesit.

Ata shpresojnë që kërkesa e tyre do të hasë në mirëkuptim pasi që janë të lodhur nga mos-puna që ka ndodhur dy muajt e fundit duke iu sjell mjaftë humbje.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.