Kakavijë, fluks hyrjesh në drejtim të vendit tonë

0

Në 24 orët e fundit në pikën doganore të Kakavijës ka patur fluks hyrjesh në drejtim të vendit tonë. Sipas të dhënave 526 shtetas kanë ardhur nga Greqia me destinacion Shqipërinë, ndërsa 317 persona kanë udhëtuar në drejtim të kundërt.

Policia kufitare sqaron se asnjë person që nuk disponon një dokument të vlefshëm identifikimi (pasaportë shqiptare) nuk do të lejohet të kalojë kufirin.

Në rast se kjo nuk disponohet e vetmja zgjidhje është një leje kalimi në ambasadë ose në konsullatë. Sakaq lejohen të hyjnë shtetasit e huaj me dokumente qëndrimi në Shqipëri. Me rregullat e reja anti COVID-19 shtetasit që vijnë nga jashtë kufirit nuk duhet të karantinohen në hotele, por në shtëpitë e tyre.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.