JORGO KOLA

0

Skicë

JORGO KOLA I MINERALIT QË LËSHON XIXA

Me rastin e 72 vjetorit të Minierës së kromit “Todo Manço” të Bulqizës

Jorgo Kola, inxhinieri gjeolog i Minierës së Bulqizës, KRYEGJEOLOG, në një vështrim lart e larg…Një specialist që jo njëherë duhet të kishte marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë dhe titullin “Hero”.
Jorgo Kola ishte shpirti i nëndheshëm i minierës. Ishte edhe një publicist me emër të përveçëm në shtypin e kohës e në veçanti në gazetën “Ushtima e maleve”, bashkëpunëtori më i ngushtë i saj.
Ishte poet i “mineralit që lëshon xixa”…
Për herë të fundit e kam takuar para kinoklubit të Bulqizës, në këndin që sheh minierën lart dhe Qytetin e Ri të Bulqizës tej kënetës, tek shiste paqeta cigaresh e çamçakëzë për të siguruar bukën e ditës, çka më kujtoi inxhinierin Llapushkin që bërtiste “shkrepëse…shkrepëse” në dramën “Orët e Kremlinit”…
Kohë e mbrapshtë, më mbrapshta e mundshme. Një njeri që i dha me punë e dije të jashtëzakonshme miliona e miliona dollarë vendit… një ditë e lanë në mes të katër rrugëve në qytetin që Ai dha rininë dhe pleqërinë…
Një “më fal” do të desha të nxirrnin nga kordat zanore pushtetarët sot, në 72 vjetorin e Minierës së Bulqizës, për Të, dhe për të gjithë ata që me dije e përkushtim ngritën një gjigand që e njeh gjithë bota…
E ndjejë veten krenarë që e kam fotografuar dhe e kam një ndër njerëzit e veçantë të jetës në arkivin tim…

Abdurahim Ashiku

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.