Johnson u bën thirrje britanikëve që të “humbin peshë”

0

Fushata “Better Health” u prezantua nga qeveria britanike, me një angazhim për të trajtuar “bombën kohore të mbipeshes”.

Si pjesë e fushatës, reklamat për vaktet “junk” para orës 9 do të ndalohen, kaloritë do të shënohen në paketimin e ushqimeve dhe ofertat e tipit “1 + 1” për ushqim do të shfuqizohen.

Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve të humbin “disa kilogramë”, duke përmendur shembullin e tij, nën hijen e aventurës së shëndetit të tij për shkak të koronavirusit.

“Unë gjithmonë kam dashur të humb peshë, për vite e vite, dhe si shumë njerëz që luftoj me peshën time, kam ulje dhe ngritje. “Por që kur jam shëruar nga COVID-19, jam kujdesur vazhdimisht për gjendjen time fizike,” tha kryeministri në një video që postoi në Twitter.

“Unë kam humbur të paktën 6.3 kilogramë, por kur hyra në njësinë e kujdesit intensiv, kur isha i sëmurë sinqerisht, edhe nga mbipesha”, tha Johnson, duke shprehur shpresë se fushata e re shëndetësore “nuk është shumë e rreptë ose e tepruar.”

Edhe nënsekretarja e Shëndetit Elena Whitley tha që Britanikët duhet të hanë më pak pasi mbipesha rrit rrezikun e COPD-19. Ajo theksoi, në fakt, që ata që kanë një BMI (Body Mass Index) mbi 40 kanë dy herë më shumë të ngjarë të vdesin nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.