Javën e ardhshme pritet të jepen 3 mijë pagesat e para për dëmet e tërmetit në Tiranë

0

Duke nisur nga java e ardhshme do të jepen 3 mijë pagesat e para për banorët e Tiranës, shtëpitë e të cilëve pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Kështu ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do miratohen sot pagesat për 3 mijë familje për rindërtimin si dhe 200 dosjet e para të shtëpive në zonat rurale.

Veliaj tha gjithashtu se 41 pallate në kryeqytet do të shemben krejtësisht, godina të cilat më së shumti ndodhen në zonën e Kombinatit dhe Kinostudios.

“Në datën 30 qershor do të kemi bërë pagesat e para për kategoritë DS1, DS2, DS3. Paguajmë kesh për ata që kanë dëmtime të lehta. Mjafton të marrin një kompani, të lidhen me administratorin dhe të bëjnë këto lloj punimesh. Për dëmtimet e rënda – DS4, DS5 – nëse është pallat do ta bëjë Bashkia; nëse është privat, do ta bëjnë brigadat sipas dosjeve që kemi për ndërtimin e shtëpive”, – deklaroi pak ditë më parë kryebashkiaku.

Tërmeti i 26 nëntorit, me epiqendër 22 kilometër larg Durrësit dhe mangitudë 6.4 të shkallës Richter shkaktoi 51 viktima, shpërnguljen e 17 mijë personave.

Në vlerësimin e nevojave pas-fatkeqësisë së tërmetit, hartuar nga qeveria shqiptare, ekspertë të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara kanë evidentuar dëmtimin e mbi 96 mijë ndërtesave, 35 mijë prej të cilave janë në qarkun e Tiranës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.