Jashari, Serbia nuk ka asnjë të drejtë për pretendime financiare

0

Kosova dhe Serbia kanë nëntë vite që dialogojnë mes tyre me ndërprerje të pjesshme. Më shumë se 30 marrëveshje janë nënshkruar dhe shumë nga to nuk janë zbatuar. Tani në dialogun në nivel ekspertësh, po bisedohet për pretendimet financiare dhe borxhin.

Sipas Kaqusha Jasharit, zyrtare e lartë e Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë, Serbia nuk ka asnjë të drejtë për pretendime financiare.

“Kosova ka qenë pjesë e federatës jugosllave dhe ka qenë e barabartë me republikat tjera. Meqë ka qenë statusi asisoji, ne kemi pasur edhe Bankën Popullore. Banka Popullore është element i shtetësisë e ne kurrë nuk po e shfrytëzojmë atë. Nëse në atë kohë si krahinë kemi pasur Bankën Popullore, ne kemi mundur të marrim edhe kredi nga Banka Botërore”, shprehet ish-zyrtarja e lartë e Kosovës në ish-Jugosllavi.

Në këtë rast, Jashari përmend edhe raste konkrete si ndërtimi i rrugëve rajonale, apo sistemi i ujësjellësit “Ibër-Lepenc”, ku kreditë janë marrë nga Këshilli Ekzekutiv, që kishte rolin e Qeverisë kurse garancia ishte dhënë nga Banka Popullore.

“Këtu nuk mundet askush të kërkojë pjesën e vetë sepse vetë Kosova i ka paguar ato obligime”, thotë Kaqusha Jashari.

Jashari kërkon që pala kosovare të mos hezitojë dhe të kërkojë dëmet e luftës që Serbia kreu në Kosovë.

“Duhet më shumë të merret me seriozitet këtë problem kërkesës nga Serbia. Se në strategjinë e tyre është që ata e (zvarrisin) e kërkojnë gjithmonë fajin. Por unë e kisha ndarë pjesën politike se cila është dhe s’duhet harruar çfarë kanë bërë këtu, ndoshta të kërkohet edhe dëmi çfarë kanë bërë, në atë kohë me djegiet e shtëpive, fshatrave, edhe shumëçka tjetër sidomos edhe për viktima. Edhe ato nuk duhet lënë anash”, tha ajo.

Pikërisht nga këto pretendime financiare të palëve, të dërguarit të posaçëm të BE-së në dialog, sllovakut Miroslav Lajiçak, të enjten iu desh të përballej edhe me këto tema. Këtë e konfirmoi vetë pas takimit të tij me ekspertët kosovarë e serb, ku u diskutuan pretendimet financiare dhe borxhi.

“Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes”, tha Lajçak.

Nga ana tjetër, koordinatori kosovar në dialog, Skender Hyseni deklaroi pas takimit se kërkesat e Kosovës janë të bazuara në praktikat e mëparshme të suksesionit, siç ka ndodhur me vende të tjera të ish-Jugosllavisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.