Japonia fajëson Kinën për propagandë dhe dezinformim mbi pandeminë e coronavirusit

0

Japonia ka akuzuar Kinën për dezinformim mbi coronavirusin dhe ka shprehur “shqetësime të mëdha” për pretendimet e saj në Detin e Kinës së Jugut dhe për ishujt Senkaku.

Marrëdhëniet diplomatike mes Tokios dhe Pekinit duket se po ftohen sërish gjatë muajve të fundit, për shkak të pakënaqësisë së shumë vendeve me Kinën në lidhje me keqtrajtimin e krizës së coronavirusit.

Japonia fajësoi Kinën për propagandë dhe dezinformim mbi pandeminë e coronavirusit, e cila u shfaq në fund të 2019 në qytetin metropolitan të Wuhan, në qendër të vendit. Si shembull, Japonia ka cituar disa komente të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Kineze në Twitter, të cilat sugjeruan në mars se COVID-19 ishte shfaqur në Wuhan nga ushtria amerikane, si dhe promovimin e barnave bimore në Kinë për të mjekuar COVID-19.

Pekini gjithashtu “ka vazhduar veprime të njëanshmë për të imponuar ndryshime në statusin e ishujve Senkaku”, që administrohen nga Tokio.

Të dy vendet kanë pretenduar për një kohë të gjatë sovranitetin e tyre në mikro-arkipelagun e pabanuar në Detin e Kinës Lindore, të quajtuar Diaoyu nga Pekini. Shtrati i këtij deti thuhet së është i pasur me hidrokarbure.

Të hënën, kreu i diplomacisë amerikane Mike Pomepo tha se këto pretendime të Pekinit janë “plotësisht të paligjshme, po ashtu si fushata për t’i kontrolluar ato”.

Ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara menjëherë i denoncoi si “akuza krejtësisht të pajustifikuara”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.