Italia kërkon të përshpejtohet procesi i integrimit të Shqipërisë!

0

Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të ish Jugosllavisë në Bashkimin Evropian është një proces që duhet përshpejtuar, është shprehur kështu kryeministri italian Giussepe Conte gjatë konferencës së mbajtur për 45 vjetorin e Konferencës së Helsinkut.

“Është një proces tejet kompleks dhe delikat. Por unë besoj se i duhet dhënë një drejtim kësaj çështje të integrimit europian, sepse po dështuan në arritjen e këtij objektivi jo vetëm që do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa në drejtim të aleatëve të vjetër, të tilla si Federata Ruse, ‘lojtarët’ historikë në zonë, por edhe ndaj Turqisë, ose faktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik, të tilla si Kina dhe vendet e Gjirit “.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, e cila pritete të mbahet gjatë vjeshtës së këtij viti, e cila do të shënonte një hap më tej në procesin integrues të vendit.

Vendi ynë në ndryshim nga Maqedonia e Veriut ka një listë me kushte që duhet ti plotësojë, por metodologjia e  re e integrimit mendohet ta bëjë më të lehtë procesin integrues, qoftë për vendet aspirantë apo ato anëtare të cilat do ta kenë më të lehtë të masin progresin e vendeve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.