Italia falenderon Shqipërinë për solidaritetin…

0

Dje “Lasgushi” ngriti krahët drejt Italisë duke i dërguar shpresë dhe mirënjohje fqinjit tonë, nëpërmjet 30 mjekëve tanë. Ndërsa në kthim bëmë të mundur ardhjen shëndoshë e mirë të bashkombasëve të bllokuar në Itali nga stuhia CoVid-19. Sot ata janë në shtëpi dhe ne jemi më krenarë se kurrë për gjithë punën e bërë nga heronjtë tanë, stafi i AirAlbania”, shkruan Air Albania.

7 / 7

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me solidaritetin e Shqipërisë me Italinë duke i dërguar 10 mjekë dhe 30 infermierë duke e cilësuar si një vlerë që demonstron se flamuri i Shqipërisë meriton të valëvitet mes atyre të familjes europiane. Twitteri i BE u shpërnda edhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili shkruajti në shqip ‘Faleminderit shumë Shqipëri’.

“Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që flamuri i Shqipërisë të valëvitet mes flamujve të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi dhe krijoi Bashkimin Europain“, shkruan BE në Twitter

Kryeministri i Italisë, vendit më të prekur nga koronavirusi në botë, Guiseppe Conte, falenderoi sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për dërgimin në ndihmë të 30 mjekëve dhe infermierëve që arritën dje përtej Adriatikut. Në postimin e bërë në facebook Conte i drejtohej Ramës me ‘faleminderit’, ndërsa në këtë postim të shumtë kanë qenë komentet e qytetarëve italiëne.

 Disa prej tyre shkruajnë: “Do e mbajmë mend këtë gjest të madh të Shqipërisë! Faleminderit! Ashtu siç nuk do të harrojmë dredhitë e mëdha të vendeve të tjera. Faleminderit juve që u zbuluat kush ishit.”

Rosella Colombo, një tjetër qytetare është shprehur se “është e mrekullueshme të dëgjosh këto fjalë. Leksione të mëdha për disa vende”.

“Kryeministri Conte të dalim nga kjo europë, që në momentin e nevojës rezultoi edhe njëherë e panevojshme. U soll më mirë Shqipëria se sa vende të tjera të pasura,”– ka thënë Fabio Amico, një tjetër qytetar italian.

Giovanni Navarra është shprehur se “kam shërbyer në 1991 (në operacionin Pelikan) në Shqipëri. Mision paqeje si vullnetar. Sot me këtë gjest të Shqipërisë ndihem shumë i paguar për atë që kam bërë. Do ta bëja edhe mijëra herë të tjera”.

“Të vegjlit i japin leksione të mëdhenjve. Faleminderit Shqipëri”,,-ka thënë Luigina Saracino, një tjetër qytetare italiane.

“Edhe unë kam lindur nga prindër të huaj dhe e dashuroj thellësisht këtë vend, por duke njohur shumë shqiptare mund të konfirmoj se nuk ekzistojnë të huaj të tjerë që e adhurojnë Italinë më shumë sesa e adhurojnë ata,”- shprehet një tjetër qytetare.

Kreu i LEGA-s, ish-ministër i Brendshëm italian Matteo Salvini  ka telefonuar kryeministrin Edi Rama duke e falenderuar për ndihmën me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit në vendin fqinj. Salvini është shprehur se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia do ta harrojmë.

Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë” tha Salvini. Ai i ka premtuar kryeministrit Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.

Ambasada italiane: Faleminderit Shqipëri! Një vend që nuk i braktis miqtë

Një vend që nuk i braktis miqtë. Kështu shkruan ambasada italiane në një postim në faqen zyrtare për sensibilizimin e shqiptarëve me popullin fqinj. “Faleminderit Shqipëri. Një vend që nuk i braktis miqtë“. Ambasada ka postuar edhe një video me pamjet nga cdo qytet në Shqipëri që u solidarizua me dhimbjen e Italisë duke veshur disa institucione me flamurin e fqinjit përtej Adriatikut në shenjë mbështetje. Ndërkohë që dje Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë në luftën kundër koronavirusit.

Conte falenderon Shqipërinë për ndihmat me mjekë në përballimin e COVID-19

Kryeministri italian Giuseppe Conte falenderoi homologun e tij shqiptar, Edi Rama për ndihmën e veçantë ndaj Italisë në momentet e vështira që po kalon me pandeminë e COVID-19. 

Faleminderit Shqipërisë, shkruan Conte në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e kryeministrit Edi Rama që përcolli në aeroportin e Rinasit 10 mjekë dhe 20 infermierë që për një muaj do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit, me shpërblimet e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar. 

Në Romë u pritën nga ministri i Jashtëm Luigi di Maio i cili tha ndër të tjera se Shqipëria tregoi vlera europiane.

“Edhe unë kam lindur nga prindër të huaj dhe e dashuroj thellësisht këtë vend, por duke njohur shumë shqiptare mund të konfirmoj se nuk ekzistojnë të huaj të tjerë që e adhurojnë Italinë më shumë sesa e adhurojnë ata”, shprehet një tjetër qytetare./Atsh

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.