Industria e turizmit në vend e dëmtuar rëndë nga koronavirusi

0

Industria e turizmit nga muaji janar deri në maj të këtij viti ka pësuar humbje të konsiderueshme. Kryetari i shoqatës së tur-operatorëve të Shqipërisë, Besnik Vathi ka parashikuar 1.7 miliardë euro më pak të ardhura për shkak të pandemisë.

1.7 miliardë euro më pak se të ardhurat e vitit 2019 do të gjenerohen nga turizmi shqiptar. Një nga sektorët më të goditur nga pandemia sipas kryetarit të shoqatës së tur-operatorëve të Shqipërisë do të vuajë pasoja të rënda ekonomike kjo edhe për shkak të shifrave gjithnjë në rritje të të infektuarve.

Sipas Vathit ajo që e bën situatën më të pasigurt është mungesa e një date të saktë për përfundimin e kësaj gjendjeje paralizuese. Nga të dhënat e qershorit, është faktuar se prurjet nga turizmi kanë qenë rreth 70% më pak se vitin e mëparshëm.

Nëse rrethanat vijojnë të jenë të tilla kryetari i shoqatës së tour-operatorëve parashikon mbyllje të bizneseve si dhe largim të shumë personave nga puna.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.