IKMT aksion për shembjen e 40 bizneseve në Zvërnec

0

Rreth 40 biznese në Zvërnec janë planifikuar nga IKMT-ja për t’u shembur, teksa pronarët e tyre kanë dalë kundër pasi shprehen se nuk janë njoftuar zyrtarisht. Bëhet fjalë për bare dhe restorante të cilin marrin leje shfrytëzimi çdo vit që nga 2011, por këtë vit ato nuk janë pajisur. Nisur nga kjo IKMT-ja ka nxjerrë fadromat në terren për t’i shembur, në mes të sezonit turistik. Kjo ndërhyrje është cilësuar shumë e padrejtë nga pronarët, të cilët kërkojnë minimalisht që shembja e tyre të bëhen pasi të përfundojë sezoni, për shkak se kanë qenë të mbyllur përgjatë 3 muajve të pandemisë, por edhe për faktin se kanë kryer investime. Sipas tyre, IKMT-ja u ka lënë afat deri të hënën, por nuk ua ka dorëzuar një gjë të tillë me shkrim.

“Shumë ambiente, shumë lokale, kemi mbi 10 vjet që punojmë, që e kthyen nga një moçal në një vend shumë të mirë për të pushuar. Nuk na kanë ardhur lekët nga IKMT-ja, kanë ardhur në mënyrë verbale duke folur me gojë që këto objektet do shemben merrni masat, nga e hëna duhet të largohen. Kërkojmë ndihmën e kryetarit të Bashkisë, ai është një nga qytetarët e këtij qyteti”, tha një nga protestuesit.

“Vijnë një ditë të bukur dhe na thonë duhet të largoheni deri në fund të javës, të paktën të kemi një letër zyrtare që më vonë të mund të hapim një gjyq, pse pikërisht tani në mes të sezonit duhen shembur, para 3 ditësh na kanë ardhur edhe dje na kanë ardhur dhe na kanë dhënë ultimatumin deri në fund të javës. Kishim nisur investimet për këtë zonë, të paktën të rrimë deri në fund të sezonit. Janë rreth 40 biznese”, tha një tjetër.

IKMT ka ndërrmarë aksione për shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në qytete të tjera si Shkodër, e Velipojë, e cila është shoqëruar me protesta nga qytetarët, të cilët thotë se nuk janë njoftuar paraprakisht. Për këtë ka pasur edhe debat edhe mes kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në varësi të së cilit është IKMT, sipas së cilit shembjet nuk duhet të bëhen gjatë sezonit turistik dhe pronarët duhet të njoftohen më herët. I të njëjtit mendim si Ndreu ka qenë edhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.