HUMOR…

0

Humor Helen

KRENARI   GREKE !!!

    Një gazetë e vogël greke, nga ato gazeta që shpërndahen falas dhe kanë një numër të vogël lexuesish, në një nga numrat e saj, përpiqej t’i përgjigjej pyetjes se “Pse grekët janë krenarë, kryelartë. Përgjigjet kanë brenda edhe humor edhe sarkazma edhe të vërteta botërisht të njohura…

          Pse dhe për çfarë janë krenarë grekët ?

          Grekët thonë se jemi krenarë…

  • Sepse jemi kampionë të Europës në futboll !
  • Sepse shalqinin e blejmë komplet dhe jo të ndarë në pjesë !
  • Sepse netët greke mbarojnë ditën !
  • Sepse kafenë tonë e pimë dalë e ngadalë,  duke pirë cingaren tonë, dhe jo me rufitje të shpejtë !
  • Sepse flirti është hobi jonë kombëtar dhe seksi sporti jonë kombëtar !
  • Sepse të gjithë akuzojmë sektorin publik por të gjithë synojmë si të jemi pjesë e tij !
  • Sepse për hatër të një gruaje…bëmë dhjetë vjet luftë !
  • Sepse kudo që të ngresh një gur, në të gjithë planetin,  poshtë tij jemi ne !
  • Sepse kur të huajt  nuk arrijnë të gjejnë fjalën e përshtatëshme përdorin fjalën tonë !
  • Sepse Sokrati, Platoni dhe Aristoteli ishin grekë!
  • Sepse zbuluam teatrin !
  • Sepse lindi Demokracia dhe Logjika !
  • Sepse jemi krenarë për kulturën tonë dhe jo për fitoret tona luftarake !
  • Sepse, kur të gjithë zbuluan mishin, ne ishim gjithë  kolesterinë!
  • Sepse, kur ne ndërtuam Parthenonin, të tjerët flenin nën pemë !
  • Sepse  momentet tona të këqia dhe të mira i ndajmë me familjen  dhe me  miqtë dhe jo me psikiatrin !
  • Sepse japim gjithëshka për dashurinë !
  • Sepse mijëra gra udhëtojnë çdo verë në Greqi vetëm e vetëm për të gjetur dashurinë !
  • Sepse dashuria ka qenë Zoti i grekërve !
  • Sepse kur të gjithë visheshin me  lëkura ariu ne visheshim me pallto të endura me fije të hollë !
  • Sepse aq shpejt sa inatosemi po aq shpejt  na kalon !
  • Sepse Homeri shkruajti Iliadën para tremijë vjetësh dhe Hollivudi  mezi e bëri fillm tani !
  • Sepse marrim rrogën të premten dhe hyjmë borxh të hënën !
  • Sepse kemi një atdhe të vockël të mbushur me njerëz me zemër të madhe !

Përgatiti A. ASHIKU

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.