Hoti mendon se ka arritur të fusë Kosovën sërish në rrugën euroatlantike

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur PDK-së e cila e akuzoi për marrëveshje të dëmshme në Uashington. Partia Demokratike pohoi se delegacioni i kryesuar nga Hoti vendosi të ndajë pronësinë e Liqenit të Ujmanit më Serbinë, duke rrezikuar interesat strategjike të vendit.

“Dështimi në qeverisjen e brendshme u karakterizua me dështimin në politikën e jashtme javën që shkoi, ku delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Hoti, humbi shansin historik për arritjen e një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.Nga përplasjet e brendshme fisnore të anëtarëve të delegacionit, u pranua të ndahet pronësia për Liqenin e Ujmanit me Serbinë; u lejua të negociohet për pasuritë kombëtare të Kosovës dhe u rrezikuan interesat strategjike të vendit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Shefi i qeverisë thotë se për 100 ditë qeverisje, e ka kthyer Kosovën aty ku e ka vendin, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Bruksel. Duke iu përgjigjur kritikave të PDK-së, z. Hoti thotë se falë miqve dhe pa kosto të mëdha lobimi ka arritur të fusë Kosovën sërish në rrugën euroatlantike.

“Nuk ka me izolim të Kosovës. Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin: në Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-ë në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera. Pas një devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik. E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike”, thekson ai.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.